Në qershor të vitit 2021, Fondacioni Metamorfozis së bashku me partnerët e TechSoup nga 4 vende: Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Polonia ishin pjesë e trajnimit 3-ditor online të programit Erasmus+. Gjatë trajnimit, ekipi i Fondacionit Metamorfozis pati mundësinë të fitojë njohuri se si dezinformatat ndikojnë në shoqërinë civile dhe cilat janë mënyrat për t’i luftuar lajmet e rreme. “Lufta kundër tkurrjes së hapësirës civile” ishte një punëtori tjetër e projektit “Aftësitë digjitale dhe trajnuese për sektorin social.”

“Trajnim interesant tre-ditor i mbushur me materiale shumë të dobishme, punë në grupe të vogla dhe shembuj praktikë që mund të përdoren në punën me organizatat e shoqërisë civile.” – tha një nga pjesëmarrësit.

Gjatë punëtorisë “Lufta kundër tkurrjes së hapësirës civile”, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë në disa tema se si dezinformatat ndikojnë në shoqërinë civile dhe mënyrat për ta luftuar atë:

  • Pse edukimi mediatik, verifikimi i fakteve, të menduarit kritik janë kompetencat kryesore?
  • Çfarë është dezinformata dhe pse përdoret?
  • Cilat janë rastet e dezinformatave në Poloni, Hungari, Rumani dhe Bullgari?
  • Si të rindërtojmë narrativet kryesore të dezinformimit dhe të njohim taktikat që përdoren kundër shoqërisë civile në Evropë?
  • Cilat janë mjetet teknologjike për identifikimin, gjurmimin dhe ekspozimin e narrativave të dezinformatave, boteve, trolleve dhe sjelljeve të tjera armiqësore në internet?

 

Projekti u realizua duke iu falënderuar Bashkimit Evropian.

Mobiliteti virtual i zbatuar nga NIOK, Asociatia Rumania dhe WCIF u bashkëfinancua nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Fondacioni TechSoup zbaton aftësitë digjitale dhe trajnuese për sektorin social në kuadër të Programit Operacional për Zhvillimin e Arsimit për Njohuri, i bashkëfinancuar nga Fondi Social Evropian.

Ndaje: