Projekti përbëhet nga mbajtja e një serie trajnimesh për gazetarë të redaksive të ndryshme, si nga mediumet-onlajn, ashtu edhe nga ato tradicionale, të cilët duhet ta adaptojnë një pjesë të punës së tyre për botimet e tyre në internet.

Trajnimi i parë, nga gjithsej 10 trajnime që do të mbahen, u mbajt prej 7 deri më 13 mars, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis, për një pjesë të redaksisë së Plusinfo dhe për gazetarët e portalit të ri me përmbajtje të përditshme aktuale në gjuhën shqipe, i cili do të fillojë me punë së shpejti – Portalb.

obuka_novinari_07.03.2012

Trajnimi u zhvillua gjatë 5 ditëve të punës dhe përfshinte: redaktimin e avancuar të përmbajtjeve në ueb, fotografimin dhe përpunimin e fotografive, inçizimin e audiolajmeve dhe përpunimin e tyre, krijimin e videopërmbajtjeve, të drejtat autoriale, mediumet sociale dhe shërbimet lokale për promovim. Trajnimin e ndoqën gjithsej 8 gazetarë.

Gjatë muajti prill do të mbahen edhe dy trajnime të këtilla me program të përshtatur sipas nevojave të redaksive të mediumeve, ndërsa deri në fund të vitit do të mbahen gjithsej 10 trajnime.

Ndaje: