ДАТА обука во ГЕМ

21-22.06.2018 ДАТА обука во ГЕМ

Si identifikohen, fitohen, pastrohen dhe analizohen të dhënat, dhe pastaj si prezantohen rezultatet e analizës së të dhënave. Ky është procesi i plotë i punës me të dhëna që ishin temë e trajnimit dyditor në kuadër të projektit D.A.T.A. – Analiza e të dhënave për transparencë dhe përgjegjësi (D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability), që u mbajt në Klubin GEM në Shkup më 21 dhe 22 qershor.

Përveç transferimit të njohurive teorike, dhjetë pjesëmarrësit, përfaqësues të sektorit qytetar në Maqedoni, morën pjesë aktivisht në trajnimin dyditor, i cili përfshinte edhe punë praktike, domethënë secili nga grupet identifikoi, analizoi dhe prezantoi të dhëna për një temë të caktuar që ka të bëjë me llogaridhënien dhe transparencën.

malo-logo-final-twitter-profile-01-300x300

Qëllimi i projektit është të ndikojë në mënyrën se si gazetarët dhe shoqatat qytetare punojnë me të dhënat, gjegjësisht nëpërmjet gazetarisë së bazuar në të dhëna të sigurohet respektim i plotë i standardeve profesionale dhe etike, mirëpo edhe të krijohet vlerë e shtuar nëpërmjet një mënyre novatore të prezantimit të rezultateve nga analiza e të dhënave.

Projekti D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability ishte një nga tre projekte që fituan grante nëpërmjet PeaceTech Exchange: Macedonia, në ngjarjen që u zhvillua më 13 dhe 14 dhjetor 2017 në Shkup. Bëhet fjalë për punëtori të mentorimit të organizuar nga ana e PeaceTech Lab dhe Democracy Lab.

Projekti pjesërisht është i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, gjetjet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i paraqesin ato të Qeverisë së SHBA-ve.

Ndaje: