Në kuadër të projektit “MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike”, Fondacioni Metamorfozis mbajti tre trajnime për sigurinë kibernetike për organizatat që punojnë me grupe të margjinalizuara qytetarësh. Si vazhdim i trajnimeve, Fondacioni Metamorfozis përgatiti plane të sigurisë digjitale për gjashtë organizata të shoqërisë civile që punojnë me grupe të margjinalizuara.

Qëllimi i planeve të personalizuara të sigurisë digjitale është të sigurojnë zbatimin sistematik të praktikave të sigurisë kibernetike. Kjo jo vetëm që i ndihmon organizatat të ndërtojnë rezistencën e tyre kibernetike, por në mënyrë indirekte u ndihmon atyre t’u shërbejnë më mirë përdoruesve të tyre të fundit.

Gjashtë organizatat për të cilat u përgatit plan i sigurisë digjitale u vizituan fizikisht nga një ekspert i sigurisë kibernetike. Përveç planit të sigurisë digjitale, organizatat morën edhe rekomandime për përmirësimin e sigurisë digjitale në punën e tyre të brendshme dhe të jashtme.

Planet e sigurisë digjitale u hartuan për ShQ “Ljubeznost”, Shoqatën Iniciativa për Mbrojtjen e Grave nga Shuto Orizari, Shoqatën “Mir”, Ambasadën e Parë të Fëmijëve “Megjashi”, Organizatën e Grave nga Manastiri dhe Qendrën për Ndryshime Klimatike.

Projekti “MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike” mbështetet nga një grant nga Ndërhyrja Kombëtare e projektit rajonal “Balkans SMART – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të Lidhur” i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Hulumtime dhe Hartim Politikash (QHHP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.

Ndaje: