img_20161013_133406

Fondacioni Metamorfozis sot organizoi diskutim dhe punëtori për gjendjen me qeverisjen e mirë me rekomandime për përmirësimin e saj, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave qytetare nga vendet fqinje, nga vendet e rajonit të Vishegradit dhe nga Maqedonia.

Në kuadër të diskutimit, përfaqësuesit e sektorit qytetar, e vlerësuan nga disa aspekte gjendjen momentale me qeverisjen e mirë ose përfshirjen e qytetarëve në marrjen e vendimeve në RM, i këmbyen përvojat e tyre, praktikat e mira dhe propozuan mënyra për përmirësimin e mekanizmave për qeverisje të mirë në të ardhmen, me fokus në veglat e suksesshme të TIK-ut, të cilat janë treguar si më praktike dhe më të dobishme.

Përfundimi i diskutimit ishte se ka shumë instrumente dhe mekanizma me të cilat qytetarët dhe organizatat qytetare mund të marrin pjesë dhe nëpërmjet të të cilave mund të kontribuojnë në qeverisjen e mirë, mirëpo nuk i shfrytëzojnë për shkak se nuk e dijnë se ekzistojnë, e poashtu nuk u jepet kohë e mjaftueshme që t’i shfrytëzojnë ato.

Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”, tha se projekti Action Vishegrad SEE, në kuadër të të cilit u mbajt diskutimi, do të kontribuojë që zëri i qytetarëve, nëpërmjet teknologjive të reja, të jetë më i fuqishëm, më transparent, ndërsa institucionet shtetërore të jenë më llogaridhënëse që të përforcohet demokracia.

action-see-vishegrad-2-860x680Qytetarët janë të shkëputur nga procesi i vendimmarjes. Organizatat joqeveritare duhet t’i inkurajojnë qytetarët që t’i shfrytëzojnë instrumentet dhe veglat, mirëpo duhet të ketë edhe vullnet të mirë nga ana e institucioneve shtetërore. Në Maqedoni ka një tendencë për zvogëlimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, mirëpo, megjithatë, kemi arsye që të jemi optimistë, për shkak se vendet e përfshira në këtë projekt kanë perspektivë evropiane”, theksoi Jashari, i cili shtoi se institucionet shtetërore të Maqedonisë në këtë moment janë shumë të mbyllura.

Gordana Dimitrovska nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë theksoi se reforma e administratës publike, e cila është në realizim e sipër, duhet t’i vendosë bazat që të mund të tejkalohen sfidat e qeverisjes së mirë.

“Është për t’u lavdëruar fakti që kemi inkuadrim masovik të organizatave qytetare në Planin e tretë aksional nacional për partneritet të hapur qeveritar. U inkuadruan mbi 490 organizata, e poashtu kishim edhe mbi 100 masa të cilat i implementuam”, thotë Dimitrovska.

Përveç Jasharit dhe Dimitrovskës, në diskutim morën pjesë edhe Visar Shehu nga “TIK-u për ndryshime”, Mikal Shkop nga “Kohovolit” nga Çekia, Ivana Saviq nga CTA nga Serbia, Damir Neziri nga Fondacioni për demokraci Vestminster, Filip Çaparoski nga Instituti nacional demokratik, Qëndresa Sulejmani nga Qendra për zhvillimin dhe krijimin e politikave, Natali Petrovska nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë dhe Boris Bërkan nga “Zashto ne?” nga BdheH.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit ACTION VISHEGRAD SEE, që ka për qëllim promovimin e një shoqërie dinamike qytetare, e cila në mënyrë efikase i mobilizon qytetarët, me qëllim të angazhimit të tyre aktiv për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë në kontekst të anëtarësimit në BE, dhe që ndikon në politikat dhe në procesin e marrjes së vendimeve, si në nivel nacional ashtu edhe në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Ndaje: