Dita e Microsoft kushtuar sektorit të OJQ-ve që u mbajt më 17 mars, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, me përkrahjen e Microsoft-it, u mundësoi përfaqësuesve të organizatave civile të mësojnë më shumë për mundësinë për të fituar donacione softuerike nga programi “Microsoft Technology for Good” për mbështetjen e organizatave civile. Në këtë ngjarje, që u mbajt në hotelin Kontinental në Shkup, për herë të parë u publikua edhe mundësia për të fituar Microsoft Office 365 për sektorin joqeveritar në Maqedoni, që realozohet nga ana e fondacionit Metamorfozis, nëpërmjet partnerit Теchsoup Balkans.

Nëpërmjet këtij programi për donacione softuerike, Microsoft-i u mundëson organizatave jofitimprurëse të fitojnë donacione softuerike nëpërmjet Microsoft-it dhe partnerit të tyre, TechSoup Global.

DSC_4427Ngjarjen e hapën drejtori gjeneral i Microsoft Maqedoni, z. Stefan Pllavjanski dhe drejtori programor në Fondacionin Metamorfozis, z. Filip Stojanovski.

DSC_4413 “Jemi të vetëdijshëm se organizatat jofitimprurëse luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në çdo komunitet në mbarë botën. Ne në Microsoft, gjithmonë e kemi kuptuar rëndësinë e punës së organizatave jofitimprurëse dhe besojmë se mund t’u ndihmojmë me atë që do t’ua vëmë në dispozicion teknologjinë tonë më të fundit. Kështu, në kuadër të programeve tona për përgjegjësi shoqërore, ne e krijuam iniciativën “Technology for Good” për të kontribuar për zgjidhjen e problemeve komplekse sociale dhe shoqërore. Në këtë mënyrë, duke siguruar një teknologji të fuqishme në duart e organizatave joqeveritare, ne besojmë se mund ta inkurajojmë produktivitetin e tyre, ta rrisim efikasitetin, që shërbimet e tyre të jenë në dispozicion për komunitete sa më të mëdha dhe për individët që kanë nevojë për to. Donacione softuerike kemi realizuar në më shumë se 125 vende të botës, në vlerë prej më shumë se 940 milionë dollarëve, gjatë vitit të fundit. Në Maqedoni gjatë dy viteve të fundit kemi dhuruar më shumë se 800 licenca për OJQ-të, me vlerë prej mbi 500.000 dollarëve. “- deklaroi Stefan Pllavjanski.

“Metamorfozis për herë të dytë me Microsoftin e organizojnë Ditën për bashkëpunim me OJQ-të si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’i ndërtuar kapacitetet e organizatave qytetare, me qëllim që atë të bëhen më efikase, më të mira dhe më aktive në përmbushjen e misioneve të tyre. Metamorfozis e ndihmon ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve përmes shpërndarjes së njohurive, me anë të trajnimeve dhe këshillimeve, duke siguruar qasje në njohuri nëpërmjet veprimtarisë botuese, e poashtu edhe duke siguruar qasje në softuer, me ç’rast në kuadër të platformës TechSoup Balkans, kjo qasje është në formë të donacioneve softuerike. Në partneritet me Microsoft-in, Metamorfozis, OJQ-ve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria u ofron mundësi për të marrë softuerëve të licencuar në formë të donacioneve. Kjo platformë mundëson pavarësi më të madhe të OJQ-ve, të cilat kanë mundësinë gjatë planifikimit të projekteve, të kërkojnë edhe mjete për mbështetje softuerike, duke i marrë parasysh harxhimet e ulëta të cilat në raste të këtilla janë minimale dhe mund të përfshijnë pagimin e harxhimeve administrative. Si pjesë e platformës, Metamorfozis ofron edhe këshilla të drejtpërdrejta për OJQ-të në kuadër të ditëve të hapura (çdo të premte të dytë), si dhe me kërkesa individuale, me qëllim që sa më shumë organizata në Maqedoni të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë mundësitë për donacione.”- deklaroi Filip Stojanovski.

DSC_4395

“Platforma Office 365 tani është në dispozicion edhe për OJQ-të në Maqedoni. Office 365 është platformë për komunikim dhe bashkëpunim dhe është në dispozicion si donacion për organizatat jofitimprurëse dhe për organizatat joqeveritare. Platforma ofron: version onlajn të paketës Office; hapësirë për ruajtjen dhe shkëmbimin e fajllave; e-mail, kontakte dhe kalendarë të përbashkëta; faqe intranet për bashkëpunim të ekipit; takime të pakufizuara onlajn, instant mesazhe dhe HD video konferenca nëpërmjet Lync; rrjet social korporativ. Ky është një investim shumë i rëndësishëm i Microsoft-it për t’i ndihmuar OJQ-të të përqëndrohen në realizimin e misioneve të tyre në shërbim të komunitet, pa u brengosur për teknologjinë dhe pa investuar në të.”- tha Vlora Ademi, Business Development Manager –Education, Microsoft.

Diskutimin në Twitter në lidhje me ngjarjen mund ta shikoni përmes hashtagut: #msngoMK

Ndaje: