esociety featured
Lajmet e rrejshme të prezantuara si fakte, trillimet si realitet dhe (keq)përdorimi i parimeve dhe i standardeve mbi të cilat bazohet gazetaria e mirë ishin temë e konferencës së 12-të ndërkombëtare “Е-shoqëri.mk”: “Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë”, që u mbajt dje në organizim të Fondacionit “Metamorfozis”.
Në konferencë u bisedua për rëndësinë e verifikimit të fakteve në medie edhe nga aspekti i luftës kundër lajmeve të rrejshme edhe nga aspekti i respektimit të standardeve në gazetari.
esociety3– Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie është vegël e shkëlqyeshme për edukimin e qytetarëve që t’i dallojnë informatat e vërteta dhe cilësore, e me këtë të kontribuojnë në demokratizimin e shoqërisë – tha Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, James Stein, tha se kategoritë lajme, fakte, trillime, propagandë, gjithnjë e më shumë përzihen dhe gjithnjë e më vështirë bëhet dallimi ndërmjet tyre në botë.
– Edukimi elementar mediatik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, ndërsa mediet etike na ndihmojnë ta kuptojmë mjedisin në të cilin jetojmë. Maqedonia nuk është përjashtim dhe për këtë arsye Shërbimi për verifikimin e fakteve luan rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Duke e mbështetur Shërbimin, ne e mbështesim gazetarinë e pavarur, të besueshme dhe të saktë, si dhe gazetarinë e bazuar në fakte dhe respektimin e standardeve të gazetarisë – tha Stein.
esociety4Kryetari i Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në media i Maqedonisë, Mirçe Adamçevski, deklaroi se në bazë të përvojës nga ankesat që arrijnë te Këshilli, etika në medie është duke u përkeqësuar. Mbi 70 për qind e të gjitha ankesave kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregullit kryesor të gazetarisë për verifikimin e saktësisë së informatës. Përveç kësaj, të shumtë janë shembujt për shkeljen e rregullit për respektimin e privatësisë, gjuhën e urrejtjes, përzierjen e fakteve me komentet.
Shërbimi për verifikimin e fakteve në media i fondacionit “Metamorfozis” që nga fillimi i ekzistimit të tij ka publikuar mbi 4.000 tekste të llojit të recensioneve, analizave, leksioneve gazetareske. Qëllimi kryesor i shërbimit, sipas drejtorit programor të fondacionit “Metamorfozis”, Filip Stojanovski dhe redaktorit Vlladimir Petreski, është promovimi i edukimit elementar mediatik, e me këtë edhe ngritja e vetëdijes dhe e njohurive të qytetarëve që të kërkojnë nga mediet përgjegjësi dhe standarde mediatike.
esociety4Përvojat nga rajoni nga projektet e ngjashme, si për shembull ueb-faqet mediatike “Istinomjer” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe “Istinomer” nga Serbia, vetëm se e konfirmojnë rëndësinë e ekzistimit të shërbimeve për verifikim të fakteve me qëllim të avancimit të edukimit elementar mediatik dhe standardeve të gazetarisë, si dhe për dallimin e lajmeve të rrejshme nga ato të vërteta, të lajmeve nga trillimet.
Përveç tyre, nëpërmjet video-lidhjes mori pjesë edhe Petar Pomerancev, ekspert britanik i mediave, ndërsa me videoporosi u drejtua edhe Aleksios Mancarlis, drejtor i Rrjetit ndërkombëtar për verifikimin e fakteve.
Në pjesën e dytë të konferencës u mbajtën tre punëtori, ndërsa e gjithë ngjarja mund të ndiqej në internet nëpërmjet http://vozivo.mk.
Konferenca u organizua në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis.

Ndaje: