Мени

U mbajt konferenca për zhvillimin e TKI-së në sistemin arsimor të Shqipërisë dhe përvojat nga vendet e tjera

Në konferencë mori pjesë edhe një përfaqësues i fondacionit Metamorfozis, i cili foli për gjendjen sa i përket zbatimit të teknologjive informatike në sistemin arsimor në Maqedoni,, me fokus në punën e institucioneve shtetërore. Në mes tjerash, u prezantuan edhe aktivitetet e fondacionit në fushën e resurseve të hapura arsimore dhe përfundimet që dolën nga hulumtimet e fondacionit Metamorfozis në këtë temë, si dhe nga konferenca e-Shoqëri e cila këtë vit ishte në temën “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – ta shpërndajmë dijen”.

 

Nga ana tjetër, përvojat nga Estonia, i përcolli përfaqësuesja Nele Leosk, e cila foli për situatën me zbatimin e TKI-së në sistemin arsimore në vendin e saj. Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, në mesin e të cilëve edhe Adrian Tana, zëvendësministër për arsim dhe Genc Pollo, ministër për inovacion, teknologji të informacionit dhe të komunikimit, të cilët i prezantuan arritjet në këtë fushl, por edhe planet për ecur përpara.

konferencija_vo_albanija

Kjo konferencë paraqet rrumbullakësim të projektit “Ndërtimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e e-mësimit në Shqipëri”, të cilin e implementon Qendra ALTRI nga Shqipëria, e në kuadër të të cilit, më 20 dhjetor 2012, në Shkup, u mbajt një tryezë e rrumbullakët “Përdorimi i teknologjive të reja në arsim: Këmbimi i praktikave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë”. Projekti është i përkrahur nga programi Lindje-lindje nëpërmjet Fondacionit Shoqëri e hapur Shqipëri.