Në datat 19 dhe 20 shtator 2022 u mbajt Kuvendi i rregullt vjetor i anëtarëve të Platformës së organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit. Në Kuvend u diskutua për veprimet dhe aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren, u shqyrtua dhe u miratua Plani Strategjik 2022 – 2025 dhe u diskutua për gjendjen aktuale me efikasitetin, transparencën dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

Platforma kundër korrupsionit u themelua në Shkup më 9 dhjetor të vitit 2014 nga 15 organizata të shoqërisë civile. Qëllimi i Platformës është të jetë një shtytës aktiv drejt një shoqërie civile proaktive, dinamike dhe të fuqizuar që i respekton, promovon dhe i mbron parimet e qeverisjes së mirë dhe që do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Platforma, nëpërmjet reagimeve të përbashkëta, tenton të jetë korrigjuese e situatës, synon të monitorojë dhe analizojë kornizën ligjore dhe politikat dhe aktivitetet aktuale publike për luftimin e korrupsionit, por edhe të iniciojë debat publik për cilësinë e ligjeve dhe nevojën për ndryshime të mundshme ligjore.

Platforma i lidh organizatat e shoqërisë civile dhe paraqet një vend të hapur për bashkëpunim, rrjetëzim dhe debat demokratik me qëllim të forcimit të rolit të organizatave të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndaje: