Sot, më 16.10.2020, në platformën ZOOM u mbajt mbledhja e dytë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të projektit ICEDA, me qëllim që të diskutohet për aplikacionet e pranuara në Thirrjen për aplikime për të mbështetur OShC-të për promovimin e Agjendës Digjitale përmes ciklit të parë të skemës së granteve të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisë dhe dhënia e 15 granteve të vogla për OShC-të nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia (qëllimi është përafërsisht 3 grante për çdo vend), në rangun prej 13,000 deri 17,000 euro për grant.
Në takim morën pjesë anëtarët e Këshillit Drejtues ose zëvendës-anëtarët e të gjithë partnerëve të përfshirë në projektin Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA, duke përfshirë dhe koordinatorët kombëtarë të projektit nga secili prej vendeve që e zbaton këtë projekt.
Gjithsej 84 projekt-propozime u pranuan nga OShC-të nga Ballkani Perëndimor, ndërsa koordinatorët kombëtarë të projektit nga secili prej vendeve zbatues të projektit i prezantuan propozimet e marra nga vendet e tyre, për të cilat ata besojnë se kanë potencialin më të madh për të qenë të suksesshëm dhe të qëndrueshëm brenda realitetit të tyre lokal, me adaptime të caktuara.
Pjesëmarrësit diskutuan edhe për qëllimin kryesor të thirrjes dhe aplikimet e pranuara, për programin dhe kapacitetet administrative të aplikuesve, inovacionin dhe partneritetin e tyre me institucionet lokale dhe kombëtare në vendin përkatës.
—————————————————————————————————————————————— ——————————
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: