Sot, më 08.07.2020, u mbajt takimi i parë i anëtarëve të Këshillit drejtues të ICEDA-s përmes platformës ZOOM. Takimi kishte për qëllim njohjen e anëtarëve dhe emërimin e një nënkryetari të Këshillit drejtues, por kryesisht u diskutua dhe u vlerësua përparimi i projektit në fazën fillestare. Gjithashtu u debatuan edhe aktivitetet e ardhshme dhe dinamika e projektit.

Në takim morën pjesë anëtarët e Këshillit drejtues ose zëvendës-anëtarët e të gjithë partnerëve të përfshirë në projektin Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA, si dhe koordinatorët e projektit kombëtar nga secili prej vendeve.

Takimi filloi me një hyrje dhe prezantim të shkurtër të të gjithë pjesëmarrësve të pranishëm në takim dhe me emërimin unanim të Blerta Thaçit nga Open Data – Kosova si zëvendës-kryetare e Këshillit drejtues. Pastaj pasoi një prezantim nga koordinatori kombëtar i projektit nga Metamorfozis për aktivitetet e realizuara dhe aktivitetet që janë duke u zhvilluar. Diskutimi vazhdoi me shkëmbimin e disa storjeve të suksesit dhe sfidave me të cilat është përballur secili partner gjatë zbatimit të projektit gjatë periudhës së pandemisë dhe periudhave zgjedhore brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfundimi kryesor ishte se pavarësisht nga pengesat e shumta, nuk kishte ngecje të mëdha dhe se pandemia arriti të rrisë rëndësinë e qëllimeve të projektit, pasi digjitalizimi rezultoi se ishte një segment kryesor në këtë periudhë krize.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu se si mbajtja e disa aktivitete të mundshme mund të transferohet në internet, e megjithatë të arrihen rezultatet e dëshiruara dhe të ndikojnë në grupin e synuar. Diskutimi përfundoi me një debat mbi kërkesën e ardhshme për aplikime nga OShC-të, për krijimin e qendrave të mbështetjes së e-qeverisjes në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në të cilat zbatohet projekti, që do të ishte në përputhje me promovimin e përdorimit të e-shërbimeve dhe krijimin e më shumë shërbimeve përfundimtare nga institucionet publike për qytetarët.

————————————————————————————————————————————————————————————————–

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: