Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis organizoi një ngjarje online në temën qeveria e hapur në nivelin lokal. Ngjarja u zhvillua më 29 shtator 2020 dhe është ngjarja e pesta nga serie e ngjarjeve që realizohen në kuadër të projektit për promovimin e iniciativës “Qyteti i hapur”. Qëllimi i ngjarjes ishte ngritja e vetëdijes dhe rritja e njohurive të palëve të ndryshme të interesuara në lidhje me iniciativën “Qyteti i hapur” dhe për konceptin e qeverisë së hapur në nivelin lokal. Folës të ftuar në këtë ngjarje ishin Bernard Krabina nga Qendra për Hulumtime në Sektorin Publik (KDZ) nga Austria dhe Gordana Gapiq Dimitrovska, Koordinatore Kombëtare e Procesit të Partneritetit për Qeverinë e Hapur. Ngjarja u ndoq nga 21 përfaqësues të komunave dhe të organizatave të shoqërisë civile, të cilët diskutuan mbi mundësitë dhe përfitimet e zbatimit të konceptit të qeverisjes së hapur në nivelin lokal.
Iniciativa “Qyteti i hapur” synon t’i shndërrojë qytetet në organizata më transparente, më të hapura dhe më të arritshme, që janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe që i plotësojnë nevojat e tyre. Qyteti i hapur është një model për avancimin e funksionimit të qyteteve duke krijuar një infrastrukturë të re, më demokratike lokale të hapjes dhe partneritetit me të gjithë ata që marrin pjesë në punën dhe krijimin e një të ardhme më të mirë në qytete: banorët individualë, organizatat në komunitet, administratat e qyteteve, krijuesit e politikave dhe partnerë ndërkombëtarë.
Ndaje: