Мени

U mbajt ngjarja online për të promovuar Iniciativën “Qyteti i hapur”

Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis organizoi një ngjarje online për të promovuar Iniciativën “Qyteti i Hapur”. Ngjarja promovuese u mbajt më 15 shtator 2020. Qëllimi i ngjarjes ishte ngritja e vetëdijes dhe rritja e njohurive të palëve të ndryshme të interesuara në lidhje me Iniciativën “Qyteti i hapur”. Ngjarjen e hapi Qëndresa Sulejmani, drejtore e programeve në Fondacionin Metamorfozis, kurse iniciativën e prezantoi Marija Nikolloska Arsovska, koordinatore e saj. Mysafir i ngjarjes ishte Viktor Mitevski nga Shoqata për Hulumtime dhe Analiza-ZMAI, i cili foli për mënyrat e përfshirjes së palëve të interesuara në krijimin e Qytetit të hapur. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të komunave dhe të organizatave të shoqërisë civile, të cilët diskutuan për rëndësinë e Iniciativës dhe përfitimet nga zbatimi i saj.

Iniciativa “Qyteti i hapur” synon t’i shndërrojë qytetet në organizata më transparente, më të hapura dhe më të arritshme, që janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe që i plotësojnë nevojat e tyre. Qyteti i hapur është një model për avancimin e funksionimit të qyteteve duke krijuar një infrastrukturë të re, më demokratike lokale të hapjes dhe partneritetit me të gjithë ata që marrin pjesë në punën dhe krijimin e një të ardhme më të mirë në qytete: banorët individualë, organizatat në komunitet, administratat e qyteteve, krijuesit e politikave dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, do të mbajë disa ngjarje online dhe do të përqendrohet në aspekte të ndryshme që lidhen me këtë konceptin, siç janë: mjetet dhe praktikat më të mira për “Qytetin e hapur”, të dhënat e hapura, pushteti i hapur në nivelin lokal dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje dhe hartimi i politikave në nivelin lokal. Ngjarjet që do të pasojnë do të mbahen më:

  • 21 shtator 2020, në orën 12:00, ngjarje në temën: Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje dhe hartimi i politikave në nivelin lokal, folëse: Kristina Jovanova, Misioni i OSBE-së në Shkup
  • 25 shtator 2020,  në orën 12:00, ngjarje:  Punëtori për të dhënat e hapura dhe përfshirja e palëve të interesuara, folës: Nathan Coyle, New Union – Britania e Madhe
  • 29 shtator 2020,  në orën 12:00, ngjarje në temën: Pushteti i hapur në nivelin lokal, folës: Gordana Dimitrovska Gapiq, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Bernhard Krabina, Qendra për Hulumtime në Administratën Publike (KDZ), Austri

Gjatë shtatorit dhe tetorit, poashtu do të organizohen trajnime online në temën “Qyteti i hapur” për përfaqësuesit e organizatave lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komunave.

Shkarkoni afishen me informata plotësuese për Qytetin e hapur (.pdf, 7Mb)