Më 10 shtator 2014, në klubin GEM në Shkup, së bashku me përfaqësues të Open Knowledge Foundation – Partnership for Open Data dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, kishim mundësinë ta mbajmë ngjarjen promotive të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura”. Kishim nderin e madh që fjalimin hyrës të ngjarjes ta mbajë Charles Edmund Garrett, ambasadori i Mbretërisës së Bashkuar në Maqedoni, ndërsa në ngjarje morën pjesë 26 përfaqësues të organizatave të ndryshme qytetare nga Maqedonia, të institucioneve qeveritare dhe mediave.
Pas prezantimit të informatave rreth bashkëpunimit ndërmjet Open Knowledge Foundation dhe fondacionit Metamorfozis, të pranishmit u ftuan që të marrin pjesë në përcaktimin e pengesave dhe sfidave me të cilat ballafaqohen organizatat qytetare, mediat dhe qytetarët gjatë përdorimit të të dhënave të hapura në Maqedoni. Poashtu, ata kishin mundësi që të analizojnë të gjitha fazat në përdorimin e të dhënave të hapura, duke filluar nga marrja e tyre e deri te vizualizimi i përfundimeve të nxjerra.
Qëllimi i projektit të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis në bashkëpunim me Fondacionin Open Knowledge është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur, duke formuar Shkollë për të dhëna të hapura – Maqedoni.
Më tepër fotografi nga ngjarja mund të shihni në profilin e Metamorfozis në Flickr.
Ndaje: