Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhëna të hapura”, më 15.04.2015, e mbajti “Open Data Meetup” numër 3 në Shkup. Kësaj radhe, mbi 30 entuziastë për të dhënat e hapura u mblodhën në kafe-barin “Cresha”, ku kishin mundësi të diskutojnë dhe t’i këmbejnë qëndrimet dhe përvojat e tyre në lidhje me përdorimin e të dhënave të hapura. Takimi zgjati 2 orë, me ç’rast u këmbyen ide të shkëlqyeshme nga ana e të pranishmëve.

Screen Shot 2015-04-16 at 8.06.54 PMTakimin e hapir Dona Xhambaska nga fondacioni Metamorfozis, njëkohësisht edhe bursiste e programit “School of Data” e “Open Knowledge Foundation” për vitin 2014. Në takimin e kaluar pjesëmarrësit u pajtuan se duan të dijnë më tepër për ligjin për qasje deri te informatat me karakter publik si mënyrë për të ardhur deri te informatat e llojeve të ndryshme. Me këtë rast, në këtë takim morin pjesë Nade Naumovska, e cila ka përvojë të madhe në këtë sferë. Ajo, para të pranishmëve e prezantoi idenë, mënyrën e funksionimit të ligjit, përvojën e saj të deritanishme dhe detajisht u sqaroi atyre se si të vijnë deri te informatat me karakter publik që u nevojiten. Screen Shot 2015-04-16 at 8.07.19 PMTë pranishmit u njoftuan me ueb-faqen www.slobodenpristap.mk e cila në të ardhmen mund t’u ndihmojë shumë në aspekte të ndryshme të procesit për marrjen e informatave me karakter publik. Screen Shot 2015-04-16 at 8.07.09 PMQëllimi i projekit të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation, i cili është i përkrahur nga Foreign & Commonwealth Office, është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur, duke e formuar Shkollën për të dhëna të hapura – Maqedoni.

Ndaje: