Të enjten, më 31 tetor 2009, në shkollën fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizare, përfaqësuesit e fondacionit Metamorfozis mbajtën një prezantim dhe punëtori së bashku me një pjesë kolektivit mësimdhënës, në kuadër të projektit të Resurseve të Hapura Arsimore (RHA). Përmes prezantimit të konceptit të RHA-ve, kuadri mësimdhënës u njoh me përfitimet nga zbatimi i këtij koncepti dhe panë shembuj të përdorimit të rregullt të resurseve të hapura arsimore në mësimdhënie. Kështu, arsimtarët fituan një pasqyrë më të qartë për RHA-të dhe më pas u zhvillua një diskutim se si mund t’i shfrytëzojnë këto përparësi gjatë mësimdhënies në shkollën e tyre. Në kuadër të punëtorisë, trajnuesit përveç që i njohën pjesëmarrësit me mënyrat dhe mjetet me të cilat mund të krijojnë resurse të hapura arsimore, ata gjithashtu u treguan atyre se si t’i mbrojnë ato me licencat Creative Commons, me qëllim që ta lehtësojnë shpërndarjen e tyre, por edhe t’i mbrojnë disa prej të drejtave të autorit.

Punëtoria ishte interaktive dhe të gjithë të pranishmit patën mundësinë t’i mbrojnë resurset e tyre arsimore, si dhe të përpiqen të krijojnë resurse të reja, që janë të licensuara siç duhet me licencat Creative Commons. Njëkohësisht, theks i veçantë iu kushtua krijimit të Resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë, gjegjësisht krijimit dhe shpërndarjes së tyre.

Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: