ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore) është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë së bashku për të promovuar dhe për të siguruar përgjegjësi dhe transparencë të qeverive në rajonin e Evropës Juglindore, për ta rritur potencialin për aktivizëm qytetar pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në internet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet dhe interesin midis organizatave të shoqërisë civile dhe individëve në rajon për përdorimin e teknologjisë në punë për promovimin e demokracisë.

Nga 27 shkurti deri më 1 mars të vitit 2023 në Shkup të Maqedonisë së Veriut, organizatat themeluese të rrjetit ACTION SEE mbajtën një punëtori për planifikim strategjik. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, Partnerët për Ndryshime Demokratike – Serbi nga Serbia, Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi dhe “Why not?” (Pse jo?) nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në takim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit dhe u diskutuan aktivitetet e ardhshme, vizionet e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim.

Në periudhën e ardhshme janë planifikuar edhe disa takime të tjera të rrjetit.

Ndaje: