Në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrjen qytetare, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, organizuan një takim fillestar online për zbatimin e aktiviteteve për hapjen e të dhënave të pesë institucioneve shtetërore. Takimi u mbajt më 17 qershor 2020. Në takim u prezantuan aktivitetet që janë planifikuar të zbatohen në periudhën e ardhshme, u prezantua korniza kohore dhe u diskutua mënyra e zbatimit të aktiviteteve në institucione.

Takimin e hapën Qëndresa Sulejmani, drejtore e programeve në Fondacionin Metamorfozis dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të sigurojë asistencë teknike për institucionet e lartpërmendura për ta përmirësuar përdorimin e të dhënave të hapura.

Ndaje: