Në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrjen qytetare, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, organizuan një takim fillestar online për zbatimin e aktiviteteve për hapjen e të dhënave të pesë institucioneve shtetërore.

Në takimin, që u mbajt më 15 qershor të vitit 2021, u prezantuan aktivitetet që janë planifikuar për t’u zbatuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë e Furnizimeve Publike dhe Institutin e Shëndetit Publik u prezantua korniza kohore dhe u diskutua mënyra e zbatimit të aktiviteteve.

 

Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të sigurojë asistencë teknike për institucionet e lartpërmendura për ta përmirësuar përdorimin e të dhënave të hapura.

Ndaje: