viki_1Në trajnim morrën pjesë 7 aktivistë, vullnetarë të Qendrës nga Dibra. Ato kishin mundësi të njihen me Wiki teknologjinë, si dhe të mësojnë ta përdorin softuerin media wiki për redaktim të përmbajtjeve lokale në ueb-faqen Wiki.mk.

Në fillim të trajnimit, trajnuesi, z. Kiril Simeonovski, e prezantoi shkurtimisht Wiki teknologjinë, rëndësinë e saj, përparësitë nga përdorimi i saj, si dhe Wiki projektet e ndryshme: Wikipedia, Wiki udhëtim, Wikilibra dhe të ngjashme. Në këtë pjesë u prezantua edhe projekti Wiki.mk, te i cili u fokusua pjesa tjetër e trajnimit.

Duke punuar në artikull konkret, pjesëmarrësit, hap pas hapi, i përvetësonin rregullat për redaktim të përmbajtjeve të ndryshme. Punonin me këtë radhitje:

  • Redaktim i tekstit, krijimi i lidhjeve dhe shtimi i burimeve të materialeve
  • Redaktim i fotografive dhe multimedias
  • Redaktim i tabelave dhe kategorive
  • Redaktim i faqes për bisedë

viki_2Rezultati përfundimtar ishte artikulli i redaktuar për Galiçnikun që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë pjesë e ueb-faqes Wiki.mk.

Në fund, trajnuesi i ftoi të pranishmit që të kontribuojnë sa më shumë që është e mundur për pasurim të përmbajtjeve në Wiki.mk, si dhe në Wiki projektet e tjera.

Në periudhën e muajit prill, trajnime të këtilla të ngjashme do të mbahen në Veles dhe në Shkup.

Ndaje: