Përfaqësues të Insitutit për zhvillimin e komuniteteve rurale morën pjesë në trajnimin njëditor për të dhënat e hapura, në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis. Ata kishin mundësi të njihen me bazat e të dhënave të hapura, si dhe me veglat onlajn për vizualizimin e të dhënave.

Trajnimi u mbajt si përgatitjet për realizimin e propozim-projektit të IRRZA -Zhvillimi real i mjediseve rurale dhe i bujqësisë, me të cilin ishin fitues në Konkursin për mbështetjen e projekteve që kanë të bëjnë me të dhënat e hapura të cilin e shpalli Fondacioni Metamorfozis.

IRRZA do të mbledhë të dhëna nga Programi nacional – pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi dhe IPA-IPARD projektet në Maqedoni, të cilat pastaj do t’i sortojë, analizojë dhe do t’i publikojë në ueb-faqen e saj.

obuka5

Përveç IRRZA-së, fitues i Konkursit është edhe ideja e TIK-ut për ndryshime, të cilët do të punojnë në projektin e quajtur “Data journalism – Sistem për hulumtim në bazë të furnizimeve publike në RM”. Ata propozuan që t’i mbledhin të dhënat nga sistemi elektronik për furnizime publike, të cilat janë në dispozicion publik, t’i organizojnë dhe t’i prezantojnë në mënyrë që do të jetë e dobishme për gazetarët në Maqedoni.

Instituti ZIP nga Shkupi, fitoi mbështetje për projektin nëpërmjet të të cilit do të krijohet ueb-aplikacion i quajtur “Rate.me – Sistemi për njoftim për shërbimet e objekteve hotelierike”. Qëllimi është që të mblidhen të gjitha praktikat pozitive dhe negative të objekteve hotelierike në Maqedoni ku shërbehet ushqim dhe pije. U nevojiten të dhëna për lejet e lëshuara për objektet hotelierike, kategoritë të cilave u takojnë, si për shembull, klube nate, bare, disko-klube, etj. Njëkohësisht dëshirojnë t’i përfshijnë edhe të dhënat për dënimet e shqiptuara për objektet hotelierike dhe për incidentet që kanë ndodhur në këto vende duke i përfshirë edhe shkeljet e normave ligjore.

obuka7

Koalicioni i shoqatave të qytetarëve – “Të gjithë për gjykim të drejtë” do të punojë në projektin e bazuar në të dhënat e hapura për gjyqësi transparente. Ata tashmë e kanë bazën e tyre me të dhëna nga mbikëqyrja 12 vjeçare e gjyqësisë në Maqedoni, të cilën duan ta hapin dhe ta vënë në dispozicion publik duke krijuar ueb-faqe të re.

Konkursi është në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura“, i cili realizohet në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation, e që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur, duke formuar Shkollën për të dhëna – Мaqedoni.

Ndaje: