Мени

U mbajt trajnimi për foto-aktivizëm

Duke filluar më 12 dhjetor, në kohëzgjatje prej 3 ditësh, u mbajt trajnimi i parë me temë “Foto-aktivizmi” që u organizua nga ana e fondacionit Metamorfozis. Trajnimin e ndoqën 12 pjesëmarrës që i takojnë njërës nga këto kategori: gazetarë, aktivistë qytetarë dhe blogues.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me aspektet teknike të procesit të fotografimit, të fitojnë shkathtësi për përpunim të avancuar të fotogravie, të dëgjojnë këshilla dhe truqe për kompozim të mirë, dhe një sërë çështjesh tjera.

Shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit pjesëmarrësit kishin mundësi t’i zbatojnë nëpërmjet uhstrimit praktik, gjatë të cilit ata fotografonin tema të dhëna paraprakisht. Fotografitë e fituara në këtë mënyrë më pas u përpunuan, u shqyrtuan dhe u komentuan, përsëri me qëllim që të rriten shkathtësitë e pjesëmarrësve.

Për shkak të interesit të madh për trajnim, planifikohen edhe disa trajnime të këtij lloji, ndërsa i pari është paraparë të mbahet në janar të vitit 2014.

Në vazhdim pasojnë tre fotografi të bëra gjatë trajnimit të cilat pjesëmarrësit i zgjodhën si më të mira.

fotoaktivizam3 sajt

fotoaktivizam2 sajt

fotoaktivizam1