Fokusi i diskutimit ishte te e-mësimi dhe zhvillimi i veglave për mësim dhe përbashkimi i përmbajtjeve arsimore në internet. Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 30 mysafirë, ndërsa prezantimet ishin të ndara në 4 blloqe prezantuesish.

sokolimeriNë bllokun e parë prezantime kishin Sokol Imeri, udhëheqës i sektorit për e-mësim në Ministrrinë për arsim dhe shkencë të Shqipërisë, i cili foli për integrimin e teknologjive të informatikës dhe të komunikimit në arsim, ndërsa Rozalinda Stojova, udhëheqëse sektori në Ministrinë për shoqërinë informatike dhe administratë të Republikës së Maqedonisë, i prezantoi përvojat dhe praktikat me e-mësimin në Maqedoni.

Pastaj, si përfaqësues të kuadrit akademik folën Vlladimir Trajoviq nga Fakulteti për shoqëri informatike dhe inxhinjeri kompjuterike, UKIM; Lejla Abazi-Bexheti nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë; dhe Zoran Zdravev nga Fakulteti për informatikë i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, të cilët i prezantuan përvojat nga implementimi i e-mësimit në universitetet e tyre dhe në përgjithësi në arsimin e lartë.

trkalezna-masa-e-ucenje

Për gjendjen me e-mësimin në arsimin fillor folën Marina Vasileva nga shkolla fillore “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Vllatko Butleski, arsimtar dhe iniciator i projektit “e-Ucilishte” (e-Shkolla) dhe Ubavka Butleska, e cila është pedagoge dhe iniciatore e projektit e-Pedagog.

seadNë bllokun e fundit të folësve, Sead Xhigalli dhe Irina Shumadieva e prezantuan projektin për resurse të hapura arsimore në Maqedoni, me ç’rast folën edhe për rezultatet dhe përvojat nga ky projekt. I fundit foli Nikolla Nikollovski, përfaqësuesi i Semos Edukacija që është një qendër për trajnim kompjuterik në Maqedoni, i cili foli për konceptin dhe përfitimet nga mësimi onlajn për organizatën e tyre.

Tryeza e rrumbullakët u mbyll me përfundimet dhe rekomandimet që dolën nga përbashkimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet dy vendeve.

Në profilin e fonacionit Metamorfozis në Slideshare, mund t’i shihni prеzantimet e folësve. Albumin me fotografi nga kjo ngjarje mund ta shihni në profilet tona në Facebook dhe në Filckr.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Ndërtimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e e-mësimit në Shqipëri”, të cilin e implementon Qendra ALTRI nga Shqipëria. Ky projekt është i përkrahur nga programi Lindje-lindje nëpërmjet Fondacionit Shoqëri e hapur Shqipëri.

Ndaje: