Më 11 mars të vitit 2021, ekipi i Akademisë për e-Qeverisje, së bashku me partnerët e projektit ICEDA, e organizoi uebinarin e parë për nën-grantistët e projektit ICEDA dhe anëtarët e rrjetit ICEDA në temën e Sigurisë kibernetike. Qëllimi i uebinarit ishte të zhvillohet një diskutim mbi atë se çfarë do të thotë siguria kibernetike për institucionet dhe çfarë për qytetarët, siguria e informacionit personal, si qytetarët mund të monitorojnë përdorimin e të dhënave të tyre dhe të monitorojnë organet kompetente përmes e-qeverisjes, si të rritet vetëdija e qytetarëve në mesin e qytetarëve për sigurinë kibernetike dhe përdorimin e sigurt të e-shërbimeve, mjetet online, interneti dhe çfarë mund dhe nuk mund të bëjmë për sigurinë e rrjetit. Në uebinar, përmes sesioneve interaktive, prezantimeve, kuizeve, diskutimeve kombëtare dhe në grupe, pjesëmarrësit kishin mundësi të shkëmbenin njohuri dhe përvoja nga vendet e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Trajnimi ishte dedikuar për të ngritur kapacitetin e nën-grantistëve dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA nga cikli i parë i skemës së granteve të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes, përkatësisht nga Shqipëria – Qendra Artivista, Epoka e Re: dhe Asociacioni Evropian i Rinisë, nga Kosova – Demokracia Plus, Forum për Iniciativa Qytetare dhe Qendra Rinore e Kosovës, nga Mali i Zi – Qendra për Edukimin e të Rinjve, Organizata Rinore Rome “Hapëroni me ne – Phiren Amenca” dhe Super Hub Pljevlja, nga Maqedonia e Veriut – Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim të Qytetarëve (ASTAS): Koalicioni Rural dhe SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale dhe nga Serbia – Qendra për Integrim Social, Deli – Hapësirë për veprimtari kreative dhe SINHRO.

I gjithë procesi i azhurnimit të njohurive u drejtua nga ekspertët e Akademisë për e-Qeverisje, Kristina Mend, Ep Maaten dhe Merle Maigre.

————————————————————————————————————————————————— ——————————

 

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: