Në kuadër të projektit të USAID për pjesëmarrjen qytetare, Fondacioni Metamorfozis organizoi fokus grupe online për përcaktimin e prioriteteve nga palët e interesuara në mënyrë që të hapen bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore. Fokus grupet u mbajtën më 8 qershor 2020. Qëllimi i diskutimeve ishte të përcaktonin nevojat për të dhëna të hapura të sektorit civil dhe të sektorit të biznesit, të caktohen prioritetet për hapjen e bazave të të dhënave të institucioneve shtetërore dhe të identifikonin pengesat në procesin e hapjes së të dhënave.

Grupi i parë i fokusit ishte i dedikuar për sektorin e shoqërisë civile dhe në diskutim morën pjesë përfaqësues të Shoqatës për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave; Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve; Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni; Shoqata për Tolerancë Qytetare dhe Bashkëpunimi; Shoqatës së Qytetarëve për Ndihmë për Njerëzit e Pastrehë dhe Individët e Rrezikuar në Aspekt Social – Mirësia dhe të Ministrisë së Shoqërisë së Informatike dhe Administratës.

Grupi i dytë i fokusit ishte i dedikuar për sektorin e biznesit dhe në diskutim morën pjesë përfaqësues të Odës Ekonomike për Teknologjitë e Informacionit dhe të Komunikimit – MASIT; Start Up Akademia; Start Up Maqedoni dhe të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Gjithashtu, u realizuan intervista me përfaqësuesit e mediave për t’i përcaktuar nevojat dhe prioritetet e tyre për hapjen e bazave të të dhënave të institucioneve shtetërore.

Përfundimet dhe gjetjet e diskutimeve, së bashku me informacionin e marrë nga intervistat e realizuara, do t’i dorëzohen Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe institucioneve të tjera relevante. Këto të dhëna do të jenë bazë për zbatimin e aktiviteteve të ardhshme për hapjen dhe përdorimin e të dhënave të institucioneve shtetërore.

Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të sigurojë asistencë teknike për institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ta përmirësuar përdorimin e të dhënave të hapura.

Ndaje: