Më 05 dhjetor të vitit 2017 u mbajt takim me përfaqësuesit e grantistëve në lidhje me implementimin e granteve të tyre, si dhe për përcaktimin e nevojave për trajnim dhe për zhvillimin e kapaciteteve të tyre, që është njëra nga aktivitetet kyçe të projektit ACTION SEE. Në këtë takim, grantistët kishin mundësi që të njoftohen ndërmjet tyre dhe t’i këmbejnë praktikat dhe nevojat më të mira në lidhje me implementimin e granteve. Në këtë mënyrë, projekti ka për qëllim edhe ndërtimin e platformës së përbashkët dhe lidhjen në rrjet të organizatave qytetare, të cilat janë shfrytëzuese të këtyre granteve. 20171215_144321 20171205_101826

Njëkohësisht, më 15 dhjetor u mbajt trajnim me qëllim që të përmirësohen kapacitetet e tyre për përgatitjen e dokumenteve për raportim. Në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi teknologji, dhe rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore u ndanë një sërë grantesh për implementimin e projekteve në kohëzgjatje deri në gjashtë muaj. Gjithsej 16 organizata qytetare nga gjashtë shtete, edhe atë nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, trajtojnë çështje me karakter lokal dhe nacional që të përmirësohet qeverisja e mirë dhe sundimi i të drejtës. Nga Maqedonia, fitues të granteve janë:

  • Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “Inkluziva” – Projekti “Informata publike në dispozicion për personat me pengesa” ka për qëllim ta vlerësojë, evaluojë dhe ta përmirësojë nivelin aktual të qasjes për personat me pengesa në ueb-faqet e komunave në rajonin Verilindor të Maqedonisë.
  • Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) – Projekti “Syri i vëmendshëm – Platformë për përdorimin e mjeteve publike në arsimin e mesëm në Maqedoni” ka për qëllim ta përmirësojë mbikëqyrjen dhe qasjen në informata që kanë të bëjnë për përdorimin e mjeteve publike në financimin e arsimit të mesëm në Maqedoni.
  • “Proficio” – Projekti “Në qendër të vëmendjes: Tejkalimi i keqpërdorimit të pozitës zyrtare në Maqedoni” ka për qëllim të kontribuojë për futjen e mekanizmave praktike për vendosjen dhe për institucionalizimin e standardeve të larta për sjellje etike, qeverisje të mirë për bartësitë e zgjedhur të funksioneve publike, nëpunësit publikë dhe publikun e gjerë nëpërmjet lobimit dhe përfaqësimit në Maqedoni.
  • “Vlerat e përbashkëta” – Qëllimi i projektit “Komisionet për marrëdhënie ndëretnike dhe bashkësitë etnike” është t’i përforcojë marrëdhëniet ndëretnike dhe institucionet e sistemit në vend, që të forcohet demokracia në Maqedoni dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE.

 

Ndaje: