Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, më 26 dhe 27 maj zhvilloi një trajnim dyditor për të dhënat e hapura për katër institucione shtetërore.

Trajnimi i përfshiu temat e mëposhtme:

  • Konceptet e përgjithshme të të dhënave dhe të informacionit, dhe përcaktimi i konceptit të të dhënave të hapura
  • Përfitimet nga publikimi i të dhënave të hapura
  • Parimet e të dhënave të hapura
  • Aspektet teknike të avancuara të të dhënave të hapura
  • Procesi i identifikimit, katalogimit dhe prioritizimit të grupeve të të dhënave
  • Procesi i publikimit të të dhënave të hapura

Trajnimi realizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, ndërsa aktiviteti konkret zbatohet për herë të tretë, gjegjësisht në vitin 2021 dhe 2020 trajnimin e kaluan dhjetë institucione shtetërore. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë së Punësimit, Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Përfaqësuesit e këtyre katër institucioneve në periudhën e ardhshme do të marrin mbështetje nga ekspertët për hapjen e grupeve të të dhënave.

Ndaje: