Në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) digjitalizimi është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Teknologjia duhet pranuar si pjesë e jetës së përditshme, gjegjësisht duhet të çojë në të ashtuquajturin “transformim digjital”, që nënkupton përmirësimin e punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera shoqërore. Për këtë qëllim, Fondacioni Metamorfozis së bashku me partnerët, nëpërmjet projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, ndau nën-grante përmes skemës së granteve të vogla të dedikuara për themelimin e qendrave për mbështetjen e qeverisjes, gjegjësisht për mbështetjen e qytetarëve për t’i përdorur e-shërbimet ekzistuese ekzistuese, dhe granteve të vogla të dedikuara për iniciativat avokuese që trajtojnë çështje specifike me të cilat përballen qytetarët e Ballkanit Perëndimor në lidhje me fushat e mbuluara nga Agjenda Digjitale.

Gjatë muajit qershor, ekipi i Fondacionit Metamorfosis mbajti takime me të gjithë nën-grantistët nga Maqedonia e Veriut, ku u diskutua zbatimi i nën-granteve, sfidat dhe mësimet e nxjerra. Më 13 qershor 2022. Ekipi bisedoi me Forumin Arsimor Rinore (FAR), të cilët e zbatojnë projektin “Aksioni Studentor për Shërbime Arsimore të Digjitalizuara”, i cili synon përmirësimin e shërbimeve elektronike të ofruara për studentët dhe adresimin e digjitalizimit në arsimin e lartë. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike dhe ndryshimin e ministrave, FAR vendosi të fokusohet më shumë në avokimin te Universiteti Shën Kiril dhe Metodi – Shkup, përveç Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Duke filluar nga viti i ri shkollor, hapat e ardhshëm që ata i planifikojnë janë pilotimi i mjetit që është një përmirësim i sistemit IKnow në një nga fakultetet e Universitetit, testimi i tij dhe avokimi i mëtejshëm që fakultetet e mbetura ta marrin dhe ta përdorin atë. Mjeti është rezultat i një hakatoni tre-ditor për mjete/zgjidhje digjitale për arsimin e lartë të organizuar nga FAR në kuadër të nën-grantit.

Qytetarëve për përdorimin e shërbimeve elektronike në Kërçovë, por gjithashtu vepron në Gostivar, Vrapçisht, Kërçovë, Krivogashtani dhe Dollnen, dhe ofron mbështetje për fermerët dhe banorët lokalë për t’i përdorur shërbimet elektronike. Sipas tyre, sfida më e madhe me të cilën janë përballur është fakti se fermerët nuk besojnë në digjitalizimin si proces dhe nuk kanë nivel të kënaqshëm të edukimit digjital, ndërkohë që sistemi online për aplikimin për subvencione është i komplikuar, andaj nëpunësit shtetërorë duhet ta plotësojnë dokumentacionin për fermerët. Kjo sfidë është më e zakonshme tek gjeneratat e vjetra të fermerëve, ndërsa gjeneratat e reja e pranojnë këtë koncept elektronik më lehtë se të tjerët. Për këtë qëllim, Koalicioni Rural e përdor metodën e edukimit nga bashkëmoshatarët dhe i ndan përvojat pozitive të fermerëve nga vendi që punojnë jashtë vendit dhe i përdorin me sukses shërbimet elektronike atje. Në këtë drejtim, ata theksojnë se mentorimi është një mjet i mirë për edukimin e qytetarëve si dhe për përhapjen e njohurive dhe të përvojës. Megjithatë, që kjo nismë të jetë e suksesshme, nevojitet mbështetje institucionale, për të cilën grantisti vazhdon të ketë sfida për ta marrë nga komuna në formën e hapësirës për punë.

Më 15.06.2022, ekipi i Metamorfozis vizitoi SmartUp-Laboratorin për Inovacione Sociale, i cili përmes skemës së granteve të vogla të ICEDA-s, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ofroi mbështetje për qytetarët që të përdorin shërbimet elektronike nga Qyteti i Shkupit ose të aplikojnë për e-subvencionet që i ofron Qyteti i Shkupit. Sipas tyre, pandemia ishte më shumë një mundësi sesa një sfidë, sepse e përshpejtoi digjitalizimin e shërbimeve dhe të subvencioneve ndryshe nga më parë. Përkundër sfidave dhe mungesës së mbështetjes së vazhdueshme institucionale nga Qyteti i Shkupit, ata do të vazhdojnë t’i mbështesin qytetarët në aplikimin për e-subvencione, pasi që njerëzit ende i njohin ata si pika kryesore për këto çështje dhe gjithashtu do të vazhdojnë të kërkojnë fonde për të vazhduar punën e Qendrës.

Ekipi i Metamorfozis vazhdoi vizitat e tij edhe në periudhën në vijim, duke pasur një takim me Qendrën për Inovacione Sociale Blink 42-21 më 16.06.2022, dhe me Shoqatën për Tolerancë dhe Bashkëpunim Civil – AGTIS më 24.06.2022.

Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 e zbatoi projektin “mKomuniteti për e-Komunitetin” përmes të cilit synonin ofrimin e shërbimeve elektronike me cilësi të lartë në nivel lokal dhe rritjen e numrit të përdoruesve të shërbimeve elektronike lokale. Përmes projektit, ata arritën ta replikojnë veglën mKomuniteti në Komunën e Aerodromit dhe Komunën e Kriva Pallankës, duke u dhënë qytetarëve të këtyre dy komunave qasje në e-shërbimet dhe komunikim më të shpejtë dhe më efikas me administratën lokale. Sipas tyre, komunat e morën këtë mjet si të tyren dhe shfaqin interes të madh për digjitalizimin masiv të shërbimeve dhe subvencioneve të tyre, ndërsa qytetarët e këtyre komunave e përdorin për çdo ditë. Hapat e ardhshëm të Blink 42-21 janë replikimi i mjetit në më shumë komuna dhe aktivizimi i tij në më shumë gjuhë lokale, si dhe përmirësimi i tij me më shumë funksionalitete.

Përmes skemës së granteve ICEDA, Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim Civil – AGTIS ka punuar në komunat e Dollnenit dhe Prilepit, kryesisht me komunitete të margjinalizuara duke përfshirë edhe romët, qytetarët me të ardhura të ulëta dhe qytetarë me nivel të ulët të arsimit. Përveç stendës për e-shërbime që e organizuan në 20 lokacione për të arritur tek qytetarët dhe për t’i ndihmuar drejtpërdrejt në përdorimin e shërbimeve të caktuara elektronike, ata menaxhojnë një Qendër që gjendet në Prilep, në të cilën ofrojnë mbështetje për qytetarët për përdorimin e e-shërbimeve. Gjatë zbatimit të nën-grantit të vogël, AGTIS kuptoi se jo vetëm komunitetet e margjinalizuara, por edhe e gjithë popullata ka pak interes dhe njohuri për shërbimet publike elektronike të ofruara nga institucionet shtetërore. Sipas tyre, komunat kontribuojnë në arsimimin e ulët digjital me faktin se administrata komunale ka frikë se mos e humb punën e saj me vetë procesin e digjitalizimit të shërbimeve lokale.

Pas bisedës me të gjithë grantistët, përfundimi është përgjithësisht i njëjtë. Ekziston një nevojë e madhe për të mbështetur qytetarët për të gëzuar përfitimet e digjitalizimit dhe për këtë arsye nevojiten fushata për ngritjen e vetëdijes dhe për edukim digjital. Është e nevojshme të punohet së bashku me të gjitha palët e intersuara për të siguruar digjitalizim efikas dhe afatgjatë të shërbimeve publike, por vetëm vullneti si i tillë nuk mjafton. Është e nevojshme të merret një qasje strategjike për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe të ofrohet mbështetje institucionale për organizatat e shoqërisë civile që e ndihmojnë këtë proces. Skemat për grante të vogla janë një mundësi e mirë për ngritjen e kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe për realizimin e një ndikimi të mirë në nivel lokal dhe kombëtar të cilin qytetarët e ndjejnë drejtpërdrejt.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: