Sot, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT) në kuadër të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, organizoi uebinarin “Bazat e sigurisë kibernetike me MKD-CIRT”. Uebinari u organizua në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.
Rreth 250 pjesëmarrës të interesuar nga sfera të ndryshme shoqërore, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, qytetarë, studentë, shkolla fillore dhe të mesme, universitete etj. patën mundësinë që përmes uebinarit të njihen me bazat e sigurisë kibernetike, ruajtjen e higjienës kibernetike, praktikat e mira për sigurinë e qytetarëve në internet, të pajisjeve digjitale dhe të dhënave në internet, si dhe të dallojnë mesazhet e rreme dhe “phishing”, si të mbrohen në rrjetet sociale dhe si t’i mbrojnë të dhënat e tyre personale në internet. Ndër të tjera, pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të njihen me rolin që e luan MKD-CIRT në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe cilat janë shërbimet dhe trajnimet falas online të cilat MKD-CIRT ua ofron qytetarëve.
Më poshtë mund të shikoni video-incizimin e uebinarit:
—————————————————————————————————————————————
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: