Pasi thirrja për bursa u mbyll, erdhëm në përfundim se në Maqedoni më tepër do të konvenonte një bursë e strukturuar pak më ndryshe se sa ajo që “Shkolla për të dhënat” (School of Data) do ta realizojë këtë vit në pjesët e tjera të botës.

Në fakt, do të donim që bursisti të jetë në gjendje t’i përkushtohet plotësisht me orar të plotë të punës, Shkollës për të dhëna – Maqedoni, me çka do ta përkrahë punën e fondacionit “Metamorfozis”, si dhe t’i përkushtohet përforcimit të njohurive themelore të komunitetit në lidhje me të dhënat. Do të ishte jokorrekte të presim që ata të cilët tashmë aplikuan për bursën, e mund t’i përkushtohen asaj vetëm gjysëm orari pune, t’i përkushtohen asaj me orar të plotë të punës. Prandaj, thirrja për aplikim tani është hapur përsëri për аta që janë të interesuar të përkushtohen me orar të plot të punës, që të kenë mundësi të aplikojnë.

Ata që tashmë kanë aplikuar, do të kontaktohen, që për herë të fundit të shqyrtohet mundësia për t’ia kushtuar bursës gjithë orarin e punës.

Shpërndajeni këtë thirrje te të gjithë ata që i njihni, dhe të cilët e kuptojnë fuqinë e të dhënave. Më adekuatë janë njerëzit që kanë arsim dhe njohuri teknike, të cilët janë të interesuar që t’i këmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre me komunitetin. Atë që do ta fitojë bursën, do ta përkrahim në prezantimin e shkathtësive me aktivistët, shoqërinë civile dhe gazetarët, që edhe ata të mund të përfitojnë shkathtësi që do t’u ndihmojnë në përdorimin e të dhënave si mënyrë për përmirësimin e punës së tyre.

Për më tepër detaje, lexojeni thirrjen e plotë të publikuar nga programi “Shkolla për të dhënat” (School of Data) i “Open Knowledge Foundation” të publikuar këtu.

Ndaje: