Me rastin e 28 Janarit – Ditës Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ekipi i ICEDA paraqet një video udhëzuese se si të parandaloni me lehtësi një sulm kibernetik dhe të mbroni të dhënat tuaja.
Janë disa gjëra themelore që mund t’i bëni për të mbrojtur më mirë të dhënat e juaja:
- Fuqizoni të gjitha fjalëkalimet tuaja
- Azhurnoni rregullisht pajisjet tuaja
- Informohuni rregullisht në lidhje me mashtrimet e zakonshme
Nëse besoni se jeni viktimë e sulmit kibernetik, lajmëroni policinë ose organizatën kombëtare që merret me krimin kibernetik në vendin tuaj.
Video (Maqedonia e Veriut) – maqedonisht
Video (Maqedonia e Veriut) – shqip
Video (Shqipëri)
Video (Mali I Zi)
Video (Kosovë)
Video (Serbi)
Kjo video është pjesë e projektit “Rritja e Angazhimit Qytetar në Agjendën Digjitale – ICEDA” e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Videoja u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: