Digjitalizimi në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) është një mekanizëm efikas për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Kjo nënkupton përmirësimin e punës digjitale dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve tjera shoqërore. Agjenda Digjitale (AD) mbulon zhvillimin e shoqërisë informatike në kuptimin e gjerë. Për të ngritur çështjet e AD-së në Ballkanin Perëndimor, aktualisht po zbatohet projekti “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në AD – ICEDA” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse tema e AD-së si nismë mbulon disa aspekte, aktivitetet dhe kërkimet e projektit ICEDA janë të fokusuara kryesisht në zbatimin e: e-qeverisë, ngritjes së vetëdijes së publikut, edukimit digjital dhe pjesëmarrjes qytetare. Në këtë kornizë, në periudhën mars – maj 2021, është kryer një hulumtime në përputhje me studimin bazë (të kryer në periudhën maj – qershor 2020) në secilin nga vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i hulumtimit është të matet progresi në lidhje me gjendjen fillestare të fushave që lidhen me AD-në. Analiza rezultoi në një raport që trajton tema që lidhen me kapitujt e legjislacionit të BE-së që lidhen me AD-në, gjegjësisht Kapitulli 10, me titull “Shoqëria e Informacionit dhe Mediat”.

Konkretisht, ky dokument është një raport përmbledhës mbi progresin e AD-së në secilin prej vendeve të synuara në Ballkanin Perëndimor, i cili ofron një pasqyrë krahasuese të situatës aktuale në këtë fushë. Informacione më konkrete për secilin vend mund të gjenden në raportet individuale të vendeve, lidhjet e të cilave janë dhënë në seksionin “Udhërrëfyesi” të këtij dokumenti. Raporti përmbledhës është në dispozicion në anglisht, maqedonisht dhe shqip.

Shikoni videon promovuese më poshtë dhe mësoni më shumë rreth gjetjeve kryesore.

Kjo video është pjesë e projektit “Rritja e Angazhimit Qytetar në Agjendën Digjitale – ICEDA” e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Videoja u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ndaje: