Tutorialet i përfshijnë këto tema:

Përveç tutorialeve janë përgatitur edhe 2 resurse në formë të prezantimeve edhe atë:

Tutoriali i parë mundëson nxënien e shkathtësive teknike për krijimin dhe përpunimin e audio materialeve në Audacity të dedikuara për t’u vendosur në ueb. Në këtë video janë sqaruar mundësitë për largimin e zhurmës nga audio materiale, zvogëlimin ose përforcimin e tonit, normalizimin e dallimeve në amplitudë, gjenerimi i qetësisë, përpunimi i disa audio materialeve përnjëherë, përzierja e tyre dhe opcione të tjera të ngjashme. Duke u ndërlidhur me këtë, tutoriali për Windows Live Movie Maker mundëson nxënien e shkathtësive teknike për krijimin dhe përpunimin (montazhin) e video materialeve të dedikuar për t’u vendosur në ueb. Videoja fillon me përshkrimin e interfejsit të kësaj vegle, ndërsa vazhdon me mënyrat për shtimin e përmbajtjeve, shtimin e audio prapavijës, përdorimin e animacioneve, efektet dhe mostrat, përpunimin e audio-materialeve dhe videdo-klipeve të ndërfutura, përzgjedhjen e formatit përkatës gjatë ruajtjes etj.

Më tutje, tutoriali për Flickr, fokusohet në disa gjëra të cilat janë në dispozicion në këtë shërbim për vendosje të fotografive. Në fillim është sqaruar procedura për t’u regjistruar në këtë shërbim, si dhe mënyra e vendosjes së fotografive, rregullimi i karakteristikave të çdo albumi, redaktimi grupor i fotografive dhe albumeve, përbashkimi i fotografive, krijimi i slajd-show me fotografi, e pastaj futja e tyre në ueb-artikujt.

Mënyrat për përbashkimin e audio materialeve dhe futja e tyre në artikuj në ueb janë sqaruar në tutorialin për shërbimin Soundcloud. Këtu është përfshirë edhe procedura e regjistrimit dhe krjimit të llogarisë së shfrytëzuesit, rregullimi i profilit, inçizimi dhe publikimi i audio materialeve, redaktimi i karakteristikave të audio materialit, krijimi dhe shfrytëzimi i seteve me audio materiale, futja e audio materialeve në ndonjë artikull në ueb, Dropbox etj.

Kombinimi i fotografive me audio prapavijë na çon te tutoriali për Slideshare, ku mund të shihet se si bëhen slajdkaste, gjegjësisht produkte multimediale me kombinim të thjeshtë të slajdeve dhe të audios. Në këtë tutorial është sqaruar mënyra e regjistrimit në këtë shërbim dhe rregullimi inicial i profilit, vendosja dhe rregullimi i prezantimeve, kombinimi i slajdeve me material tjetër multimedial, siç është shtimi i videos ose audios, përbashkimi dhе bashkangjitja e prezantimeve, e të ngjashme.

Me qëllim që të sqarohen mundësitë për publikimin dhe përpunimin e videos me ndihmën e Youtube, është përgatitur edhe tutoriali pestë. Në të është sqaruar procedura për regjistrimin e llogarisë së shfrytëzuesit, vendosja e videove në shërbim, rregullimi i karakteristikave të videos së vendosur, shtimi i tag-eve për formatim, inçizimi i videos me ndihmën e ueb-kamerës dhe përgatitja e slajd-show me fotografi, përpunimi i videove të vendosura, shtimi i efekteve dhe redaktimi, shtimi i titllave, kombinimi i videove të ndryshme, analitika e numrit të vizitave në ndonjë kanal të caktuar në Youtube, përbashkimi dhe bashkangjitja e videove, krjimi i plejlistave etj.

Këto katër tutoriale mundësojnë njoftim me mënyrat për vendosjen dhe krijimin e formave të ndryshme të përmbajtjeve multimediale nëpërmjet ueb-shërbimeve pa pagesë dhe shfrytëzimin e tyre për pasurimin e ueb-artikujve.

Pastaj, me tutorialin për GIMP janë përfshirë veglat që janë në dispozicion në këtë softuer pa pagesë për përpunimin e fotografive, siç është vegla për ndryshimin e dimensioneve të fotografive me qëllim të përshtatjes së tyre me formatin e publikimit në ueb, vegla për heqjen e pjesëve të fotografisë, përmirësimin e kualitetit të fotografisë, montazhë, futjen e efekteve siç është mjegullimi i një pjese të fotografisë ku janë paraqitur informata të ndijshme, për shembull të dhëna nga letërnjoftimi, targat automobilistike, etj. Ky tutorial mundëson nxënien e shkathtësive themelore teknike për përpunimin e fotografive të dedikuara për t’u vendosur në ueb.

Tutoriali i fundit ka për qëllim të mundësojë njoftimin me trendet më të reja për promovim të suksesshëm të përmbajtjeve në internet nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook, Twitter, LinkedIn, Google +, Pinterest dhe Instagram, mënyrat për qartësi në detin e informatave që për çdo ditë i vërshojnë rrjetet sociale, dhe si të arrihet deri te një numë sa më i madh i pasuesve dhe deri te realizimi i ndikimit më të fuqishëm nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndaje: