pravopis-mk-meta

Videoja quhet “Drejtshkrimi” dhe nëpërmjet një tregimi të shkurtër qesharak na paraqet një skenë të shpeshtë nga përditshmëria jonë, duke na përkujtuar se sa i rëndësishëm është arsimi, si ai formal, poashtu edhe ai joformal. Njëkohësisht, paketimi i shkurtër i tregimit dhe përzgjedhja e formatit – animacion 2D, paraqet ilustrim për shpejtësinë me të cilën mund të arrihet deri te dija kur ajo shpërndahet lirisht në internet.

Videoja e parë ishte e inspiruar nga lëmia e fizikës, dhe quhet “Shpejtësia e zërit“. Të dyja videot janë në dispozicion në maqedonisht dhe në shqip dhe janë zhvilluar në kuadër të projekteve “Iniciativa për resurset e hapura arsimore në Maqedoni” dhe “Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët”.

Ndaje: