Javën e kaluar, midis 11 dhe 15 prillit, Akademia për e-Qeverisje (eGA)) së bashku me partnerët e ICEDA organizuan një vizitë studimore treditore në Talin, Estoni për një grup prej 23 nëpunësish publikë, përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita studimore u fokusua në Agjendën Digjitale dhe faktorët kyç për krijimin e punës digjitale, digjitalizimin e shërbimeve publike, angazhimin qytetar dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe OSHC-ve për avancimin e demokracisë dhe e-demokracisë në nivel kombëtar dhe lokal. Vizita studimore është pjesë e projektit Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë nga Fondet për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Ndihmë Humanitare.

Deleegacionin e Ballkanit Perëndimor e përbënin delegacione nga Shqipëria (Аldo Merkoçi – drejtor ekzekutiv i “Lëvizjes Mjaft”, Еrgis Gaxho – specialist i sigurisë kibernetike në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe e Sigurinë Kibernetike, Ina Zjarri – web-developer në Komunën e Tiranës, Ueda Harizi – inspektore në Zyrën e Komesarit për Informacion të TI-së dhe zyrtare për mbrojtjen e të dhënave), Kosova (Аgim Kukaj – drejtor i Departamentit për TIK në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Burim Balaj – Shef i Drejtorisë për Racionalizimin e Proceseve Administrative në Agjencinë për Shoqëri Informatike, Dafina Olluri – zëvendës-drejtore e Open Data Kosovo , Shqipe Gjoçaj – hulumtuese e pavarur/gazetare, Fondacioni kosovar i Shoqërisë Civile), Mali i Zi (Ferida Mandiq Llazoviq – drejtore kryesore e projekteve për TIK, Korteks, Millan Mariq – anëtar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Malit të Zi dhe i këshillit të shoqatës së TIK-ut, Milica Vuçiniq – këshilltare në Ministrinë e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediat, Snezhana Nikçeviq – Koordinatore Kombëtare e Projekteve në OJQ 35 mm, Tarik Zaimoviq – drejtor ekzekutiv i TIK-ut në Korteks ), Maqedonia e Veriut (Admirim Aliti – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Bardhyl Jashari – Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Blerim Abazi – Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Elida Zylbeari – kryeredaktore e Portalb.mk, Еmilija Georgieva Gjoshevski – këshilltare e ministrit të shoqërisë informatike dhe administratës, Milla Josifovska Danillovska – menaxhere për programe, përgjegjësi sociale dhe të drejtat e njeriut online në Fondacionin Metamorfozis) dhe Serbia (Аna Millovanoviq – koordinatore për politika / koordinatore për reforma rregullatore / koordinatore e Aleancës për e-Qeveri në NALED – Aleanca Kombëtare për Zhvillim Ekonomik Lokal, Marija Llukiq – Shefe e Departamentit për Qeverisje të Mirë, Konferenca e Përherhshme e Qyteteve dhe Komunave, Таmara Korsiq – këshilltare në Departamentin e Cilësisë së Shërbimeve Elektronike në Zyrën për TI dhe e-Qeveri të Guvernatorit të Serbisë, Urosh Misljenoviq – drejtor programor në Partnerët për Ndryshime Demokratike, Serbi).

Burimi: Faqja në Facebook e Akademisë për E-Qeverisje, delegacioni nga Ballkani Perëndimor në një vizitë studimore në Talin, Estoni

 

Këto tre ditë u mundësuan profesionistëve nga Ballkani Perëndimor të fitojnë njohuri të dorës së parë se si funksionon e-Estonia, të eksplorojnë metodat që i përdorin për të matur, kontrolluar dhe shtyrë institucionet drejt përpjekjeve për të ndërtuar mekanizma më të hapur, transparent dhe efikas për e-Qeveri, të fokusuara në nevojat e qytetarëve. Qëllimi i vizitës studimore ishte trajnimi profesional i vendimmarrësve të pushtetit qendror dhe lokal në Ballkanin Perëndimor për ta udhëhequr transformimin digjital dhe për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie solide ndërmjet tyre dhe OSHC-ve dhe për t’i mbështetur OSHC-të në këtë proces. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të takohen me përfaqësues të eGA, qeverisë estoneze, autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile estoneze.

Dita e parë e vizitës studimore u shënua me një hyrje në eGA, e-Estonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas prezantimit të historisë së transformimit të Estonisë nga Lija Hani, Eksperte e Lartë për E-Demokraci, eGA, partnerët e ICEDA i prezantuan pasqyrat e vendeve të tyre nga të cilat vijnë për e-qeverisjen dhe angazhimin dixhital, si dhe për rëndësinë e projektit ICEDA.

Elementet kryesore të transformimit dhe zhvillimit digjital, menaxhimi i identitetit dhe komponenti eID, shërbimet publike që synojnë qytetarët dhe shërbimet publike digjitale, u diskutuan në ditën e parë përmes prezantimit të shembujve nga Estonia nga Anela Kiirac, Drejtore e Programeve për Trajnime për e-Qeverisje në eGA, Tomas de Vajld, menaxher programi në IDEAMIA (prodhimi i kartelave) dhe Janek Rozov, drejtor strategjik në Qendrën për Teknologji Informatike dhe Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit diskutuan për sigurinë kibernetike dhe ndërveprimin me Merl Maigre, Eksperte e Lartë e Sigurisë Kibernetike, eGA, dhe Heiko Vainsalu, Drejtor i Programit për Teknologji, eGA, të ndjekur nga sesionet paralele për e-shëndetësi, të udhëhequr nga menaxheri Piret Hirv, klaasteri i lidhur shëndetësor estonez, dhe e-zgjedhjet, sesion që u drejtua nga Priit Winkel, Ekspert i Lartë për Qeverisjen e zgjuar, eGA.

Vilar Pip, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, e priti delegacionin nga Ballkani Perëndimor në Ministri për të prezantuar se si mekanizmat e mbrojtjes së të dhënave janë të integruara në legjislacionin dhe administratën publike estoneze. Kjo mundësi u përdor gjithashtu për të diskutuar për përmirësimin e efikasitetit të qeverisjes së brendshme, ofrimin e shërbimeve publike dhe rritjen e nivelit të transparencës si rezultat i hapjes së të dhënave për publikun. Delegacioni u mirëprit gjithashtu nga Lukas Kristian Ilves, Kryeshefi për Informacione i Qeverisë/Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm për Zhvillimin Digjital, Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Komunikimeve, i cili diskutoi mbi strategjinë digjitale të Estonisë për vitin 2030, si dhe u zhvillua një takim i veçantë me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut.

Në ditën e fundit të vizitës studimore, pjesëmarrësit u zhvendosën në qytetin kreativ të Teliskivit, ku u takuan me organizatat e shoqërisë civile estoneze (Qytetari OS, Festivali i opinionit, Fondacioni Puna e Mirë) për të diskutuar ndërtimin e një kulture të angazhimit dhe të të menduarit politik; rolin e OSHC-ve dhe shembuj të nismave qytetare për organizimin e debateve kombëtare, ofrimin e shërbimeve digjitale, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me sektorin publik.

Jarno Laur, kryetar i komunës i famullisë Tartu dhe Kristina Reinsalu, Drejtoreshë e Programit për e-Demokraci, eGA, e prezantuan qëndrimin e pushtetit lokal për e-qeverisjen, e-shërbimet dhe angazhimin (digjital) në nivel lokal: krijimin e një administrate që do të fokusohet në interesat e qytetarëve, menaxhimin e dokumenteve dhe proceseve, inkurajimin e pushteteve lokale për zbatimin e zgjidhjeve digjitale, menaxhimin e hapur në proceset vendimmarrëse dhe të ngjashme.

Gjatë diskutimit përfundimtar, pjesëmarrësit menduan për njohuritë dhe përvojat e reja të fituara në këtë seminar dhe diskutuan nëse dhe cilat modele, reforma, mjete të ngjashme mund të zbatohen në vendet e tyre, të cilat janë barrierat dhe zgjidhjet për tejkalimin e tyre.

Gjatë vizitës studimore, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë për rrjetëzim joformal, shkëmbim të ideve dhe propozim të sinergjive, si dhe pjesëmarrje në podcast-in eGA dhe intervistat e realizuara nga Portalbi.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: