Metamorfozis i publikoi rezultatet e monitorimit të tretë gjashtëmujor të zbatimit të Strategjisë për Transparencë (2019-2021). Ky monitorim e vlerëson zbatimin e PA në dy dimensione: (1) a zbatohet në kohën e duhur dhe (2) a zbatohet tërësisht nga një mostër e rastësishme prej 50 institucioneve: 16 ministri dhe 34 organe dhe trupa të pushtetit ekzekutiv. Rezultatet tregojnë se nga gjithsej 45 aktivitete të Planit Aksional, katër aktivitete janë përfunduar plotësisht dhe dymbëdhjetë janë në realizim, shumë prej të cilave janë realizuar si pjesë e proceseve dhe programeve të tjera të institucioneve.
Raportin mund ta shkarkoni këtu.
Raportin paraprak “Vlerësim i nivelit të zbatimit të Planit Aksional të Strategjisë për Transparencë (2019-2021) në vitin e parë 2019 – nëntor 2019 – nëntor 2020)” mund ta shihni këtu.
Ndaje: