Metamorfozis mori pjesë në Studimin që e analizon gatishmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i përafruar rregulloret e tyre kombëtare me Ligjin për Shërbimet Digjitale (LSHD) të BE-së.

Studimi u zhvillua në kuadër të projektit “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në Evropën Digjitale” të mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor.

Studimi e analizon gatishmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i përafruar rregulloret e tyre kombëtare me Ligjin për Shërbimet Digjitale (LSHD) të BE-së.

Ky Ligj përfaqëson rregulloren më ambicioze, si në nivel të BE-së ashtu edhe globalisht, që synon t’i mbrojë të drejtat themelore të përdoruesve të shërbimeve digjitale.

Këtë e bën duke përcaktuar mekanizma për të mbrojtur hapësirën digjitale nga përmbajtjet e paligjshme dhe duke vendosur rregulla për transparencën dhe llogaridhënien e platformave digjitale. Së bashku me Ligjin për Tregjet Digjitale (LTD), ai është pjesë e paketës së shërbimeve digjitale të BE-së, e cila synon t’i mbrojë përdoruesit e shërbimeve digjitale, duke e inkurajuar njëkohësisht inovacionin.

Megjithatë, LSHD-ja dhe LTD-ja sjellin edhe një sërë sfidash, kryesisht të lidhura me ndikimin e tyre të mundshëm në lirinë e shprehjes. Fokusi mbizotërues i studimit është gatishmëria e Ballkanit Perëndimor për t’u përafruar me LSHD-në; dispozitat e LTD-së (Ligjit për Tregjet Digjitale) në masën në të cilën ky legjislacion përkon me LSHD-në. Studimi u zhvillua në kuadër të projektit “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në Evropën Digjitale” të mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor.

Publikimin e plotë mund ta shkarkoni këtu

Ndaje: