Janë vënë në përdorim kanalet e shpejta për komunikimin e gazetarëve/mediave me institucionet përgjegjëse për fusha të caktuara që janë me interes për qytetarët. Përmes platformës WhatsApp gazetarët do të jenë në gjendje të bëjnë pyetje drejtpërdrejt; të verifikojnë fakte për informacione të caktuara të publikuara; të konsultojnë ekspertë në fushat përkatëse, në mënyrë që të shmanget dezinformimi dhe manipulimet mediatike të publikut.

Fushat/temat për të cilat gazetarët do të jenë në gjendje të bëjnë pyetje dhe të ngrenë iniciativa janë:

  • Kovid-19
  • Regjistirmi i popullsisë
  • Integrimet
  • Mjedisi jetësor

Për secilën nga temat e mësipërme, gazetarët do të jenë në gjendje të bëjnë pyetje dhe të marrin informacion në kohë, të saktë dhe të verifikuar të konfirmuar nga burimet dhe/ose ekspertët relevantë.

Iniciativa synon ta lehtësojë punën e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në aspekt të qasjes, marrjes dhe shkëmbimit të informacionit të verifikuar shpejt.

Nëse media juaj është e interesuar të bashkohet me ndonjërin nga grupet, ju lutemi dërgoni e-mail te violeta@metamorphosis.org.mk me informacionin e mëposhtëm:

  • emri i medies;
  • emri dhe mbiemri i përfaqësuesit/es të emëruar nga redaksia juaj për grupin përkatës;
  • numrin e tij/saj të telefonit celular që do të përdoret për komunikim dhe
  • grupi/grupet për të cilat e paraqisni gazetarin.

 

Për hir të komunikimit të besueshëm dhe profesional, përfaqësuesit e emëruar duhet të jenë të punësuar në media që janë anëtarë të Regjistri Pro-Media të Mediave Profesionale.

Për të arritur një komunikim të shpejtë, profesional, efikas dhe ndërveprues, ekipi i projektit përgatiti rregulla për komunikim të ndërsjellë. Më poshtë është një dokument PDF me rregullat për komunikimin e ndërsjellë.

Rregullat për përdorimin/komunikimin në grupet në Whatsapp për komunikimin midis gazetarëve dhe institucioneve

Ndaje: