Мени

BE-ja dhe URE-ja të gatshme të bashkëpunojnë për përforcimin e mediave publike në fqinjësinë evropiane

Komisioni Evropian dhe Unioni radiodifuziv evropian (URE) u pajtuam ta zgjerojnë bashkëpunimin e tyre për përforciminn e mediave publike në vendet e fqinjësisë evropiane.

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Shtefan Fyle, sot në Bruksel u takua me kryetarin e URE-së, Zhan-Pol Filipo dhe me drejtorin gjeneral, Ingrid Deltenre, që ta shqyrtojnë bashkëpunimin sipas Memorandumit për mirëkuptim që u nënshkrua në korrik të vitit të kaluar, me fokus në vendet që duan të bëhen anëtare të BE-së.

Komisari Fyle tha se URE-ja është dëshmuar si aleat i rëndësishëm në promovimin e lirisë së të shprehurit dhe rolit të shërbimeve të pavarura publike mediatike në demokracitë moderne evropiane. Ai iu falënderua kryetarit të URE-së dhe drejtorit gjeneral për punën e tyre të suksesshme në vendet kandidate për anëtarësim, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me URE-në në përgatitjen e raporteve për përparimin e vendeve kandidate dhe në konferencën Speak-Up2 që u mbajt në qershor të vitit 2013. “Tani kemi për qëllim ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë duke siguruar përkrahje për planin aksional në vendet kandidate për anëtare të BE-së dhe nëpërmjet Memorandumit për mirëkuptim me qëllim që të përforcohen shërbimet publike në vendet e fqinjësisë së BE-së”, deklaroi komisari.

Kryetari Filipo shprehu kënaqësinë për faktin që Komisioni Evropian i ka njohur përpjekjet e URE-së për përkrahjen e reformave, trajnimeve dhe ndërtimit të kapaciteteve të shërbimeve publike radiodifuzive në dhe rreth Evropës. “Shërbimet e pavaruar dhe të qëndrueshme publike e promovojnë lirinë e të shprehurit dhe vlerat që janë me rëndësi esenciale për demokracitë e informuara mirë. Me padurim presim ta zgjerojmë punën tonë në partneritet me Komisionin jo vetëm në vendet kandidate, por edhe në vendet e tjera nga fqinjësia e BE-së”, deklaroi kryetari Filipo.

Çështja rreth lirisë së të shprehurit në media dhe roli i shërbimeve publike është lëmi kyçe e politikave të Komisionit Evropian në vendet kandidate, si dhe në fqinjësinë më të gjerë evropiane.

Bashkimi Evropian dhe Unionin radiodifuziv evropian i ndajnë parimet dhe qëllimet e njëjta të politikave për media dhe shërbime publike të lira dhe të pavarura në vendet partnere. Mediat e lira dhe shtypi i lirë paraqesin një nga shtyllat e demokracisë së fortë dhe të qëndrueshme. Shërbimet e pavarura dhe të qëndrueshme publike luajnë rol të rëndësishëm edhë në zhvilllimin e një shoqërie demokratike.

Komisioni Evropian i përkushton vëmendje të veçantë angazhimeve reformuese të shërbimeve publike që janë në pronësi të vendeve nga fqinjësia. Mediat e shërbimit publik nevojiten si platforma të dedikuara për paraqitjen e diversitetit shoqëror dhe kulturor që ekziston në shoqëri dhe për promovimin e inkluzivitetit dhe tolerancës. URE-ja e ka ekspertizën dhe përvojën e nevojshme për detyrën e rëndë që nënkupton ofrimin e ndihmës për transmetuesit publikë gjatë reformave.

Në rajonin e zgjerimit, Programi për parneritet i URE-së zbaton një plan aksional të kofinancuar nga Komsioni Evropian për përforcimin e anëtarëve të URE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat përgatiten për të hyrë në BE. Në aktivitetet e deritanoshme bëjnë pjesë konferencat rajonale (për mediat e shërbimit publik dhe qytetarët, si dhe për pakicat rome); punëtori për lajme në shërbimet publike; dhe konsultime për strategji për erën digjitiale. Njëkohësisht, programi i partneritetit organizoi ndihmë financiare nga URE-ja për anëtaret e saja në Ermeni, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë në lindje, si dhe në vendet e Detit Mesdhe, siç janë Algjeria, Libia dhe Tunisi.

BE-ja është aktive edhe në sektorin mediatik në Mediteranin jugor, veçanërisht në nivel bilateral. Vitin e kaluar, Komisioni Evropian e filloi pjesën e dytë të programit të suksesshëm euro-mediteranian për zhvillimin e mediave. Do të fillojë edhe një program i ri për përkrahjen e reformave në sektorin audiovizual, e veçanërisht te transmetuesit publikë në ato vende, të cilat e kanë si karakteristikë të përbashkët kontrollin shtetëror mbi mediat.

Burimi: europa.eu „EU and EBU ready to cooperate on strengthening public media in European Neighbourhood“ 30 gusht 2013.

Поврзани натписи