Bota
Deklaratë për lirinë e internetit
17.07.2012
PREAMBULA
Ne besojmë se Interneti i lirë dhe i hapur mund të ofrojë një botë më të mirë. Për ta mbajtur Internetin të lirë dhe të hapur, i ftojmë të gjitha komunitetet, industritë dhe shtetet që t’i njohin këto parime. Besojmë se ato do të mundësojnë më tepër kreativitet, më tepër inovacion më tepër shoqëri të hapura.
Ne i bashkangjitemi një lëvizjeje ndërkombëtare për t’i mbrojtur liritë tona për shkak se besojmë se ia vlen të luftojmë për to.
Le t’i duskutojmë këto parime — pa marrë parasysh se a pajtohemi apo jo me to, të debatojmë për to, t’i përkthejmë ato, t’i miratojmë ato dhe ta zgjerojmë diskutimin në komunitetet tona — në mënyrë të cilën vetëm interneti mund ta ofrojë.
Bashkangjtuni edhe ju me ne që ta mbajmë Internetin të lirë dhe të hapur.
[Mund të bashkëbisedoni për këtë tekst në Reddit, Techdirt, Cheezburger, Github, KeeptheWebOpen dhe Rhizome]
DEKLARATËNe angazhohemi për një internet të lirë dhe të hapur. Ne i përkrahim proceset transparente dhe me pjesëmarrje për krijimin e politikave për internet dhe futjen e pesë parimeve kryesore: Të shprehurit: Mos e censuroni Internet. Qasja: Promovoni qasjen universale në rrjete të shpejta dhe të lira. Të qenit i hapur: Ruajeni internetin si një rrjet i hapur ku çdokush është i lirë të lidhet, të komunikojë, të shkruajë, të lexojë, të shikojë, të dëgjojë, të mësojë, të krijojë dhe të bëjë inovacione. Inovacioni: Mbrojeni lirinë për të bërë inovacione dhe për të krijuar pa kërkuar leje. Mos i bllokoni teknologjitë e reja, dhe mos i dënoni inovatorët për veprimet e shfrytëzuesve të tyre. Privatësia: Mbrojeni privatësinë dhe mbrojeni mundësinë që çdokush të ketë mundësinë sei si përdoren të dhënat dhe pajisjet e tyre. |