Мени

Demonstratat turke i shfrytëzojnë mediat sociale edhe përkundër censurës

Në kohë të tjera, ngjarjet si ato që tani zhvillohen në Turqi, me siguri do të mbeteshin të panjohura për pjesën tjetër të botës. Por, gjatë disa viteve të kaluara, mediat sociale përjetuan zhvillim spektakolar, ndërsa u zhvillua edhe roli i tyre në promovimin, organizimin dhe jehonën e protestave dhe revolucioneve.

Protestat në Turqi, fillimisht të organizuara si reagim ndaj planeve të qeverisë për ndërtimin e qendrës së re tregtare në hapësirat e gjelbra në qendër të qytetit, u shndërruan në demonstrata kundër politikës së qeverisë.

Lufta ndërmjet qeverisë turke dhe demonstrantëve nuk zhvillohet vetëm nëpër rrugë por edhe në mediat sociale. U dërguan një numër i madh tuitesh me hashtag që ndërlidhet me protestat. Njëra nga arsyet për këtë vërshim tuitesh është mungesa e mbulimit të ngjarjeve në mediat turke, që pothuajse nuk ekziston. Protestuesit turkë filluan të publikojnë tuite drejtpërdrejt nga protestat dhe të shfrytëzojnë telefona të mençur që të bëjnë transmetim të drejtpërdrejtë nga protestat, njëkohësisht duke i ftuar turqit që t’i çkyçin televizorët në shenjë proteste për shkak të mungesës së mbulimit medial të protestave.

Qeveria turke reagoi duke u përpjekur ta shtojë censurën mbi mediat në internet dhe duke i shfrytëzuar mediat sociale nëpërmjet anëtarëve qeveriatrë që kanë profile në Twitter. Kryeministri, si dhe një numër i madh ministrash shfrytëzuan strategji të veten që t’i akuzojnë protestuesit për dezinformata.

“Ekziston një mallkim që quhet Twitter. Atje ka vetëm rena… Ajo gjë që sot quhen media sociale janë mallkimi i shoqërisë së sotme”, deklaroi kryeministri turk, Rexhep Erdogan.

Sipas TechCrunch, pothuajse është e pamundur të qasesh në Facebook dhe Twitter nga Stambolli, si dhe nga pjesë të tjera të Turqisë. “Qarkullimin e sollën në minimum, kështu që nuk ka bllokadë zyrtare, por faqet më nuk shfaqen… si duket qeveria e zvogëlon shpejtësinë me ndihmën e TTNET – ofruesi i internetit që është nën kontrollin e saj”, tha një burim anonim. Janë bllokaur edhe rrjetet 3G. Rregullatori i kompanive telekomunikuese në Turqi thotë se problemet me qasjen kanë të bëjnë me stërngarkimin, e jo me bllokimin zyrtar për të cilën gjë do të nevojitej urdhëresë nga gjyqi.

Anëtari i EDRi-t “Asociacioni alternati informatik” nga Turqia e komenton situatën momentale: “Ka gjasa të mëdha që të jenë përdorur bllokatorë specialë nga ana e policisë që të ndërpritet i tërë komunikimi në zona të caktuara. Aktivistët na informuan se lidhjet kanë qenë të ndërprera përderisa helikopteri policor ka fluturuar mbi sheshin Taksim. Përfaqësuesi i TTNET-it (ofruesit të internetit që ka monopol me rreth 90% pjesëmarrje në treg) sqaroi se ata nuk e kanë zvogëluar shpejtësinë e internetit dhe se me gjasë policia ka përdorur bllokatorë”. Nga ofruesi i internetit poashtu thanë se mbledhin dhe analizojnë dëshmi për censurë në mediat sociale dhe problemet e tjera me bllokimin, me qëllim që të sigurohet pasqyrë e qartë për situatën gjatë protestave.

Si përgjigje ndaj problemeve me qasjen, disa shitore lokale i hapën rrjetet e tyre WiFi që të mundësojnë qasje në internet edhe pse shpejtësia ishte shumë e ngadaltë. Megjithatë, mediat sociale u treguan si instrument i rëndësishëm që protestuesve u shërben si mjet për komunikim dhe këmbim të informatave, praktikisht në kohë reale, duke u mundësuar në këtë mënyrë përshkrim më preciz të ngjarjeve.

Sipas informatave për ngjarjet, së paku 24 persona janëarrestuar më 4 dhe 5 qershor, 2013, për shkak të porosive të publikuara në Twitter. Informata më të detajuara juridike për këto ngjarje publikuan Jaman Akdeniz dhe Kerem Alltiparmak edhe përkundër faktit se shqyrtimi i mëtutjeshëm i informatave nga lajmet, për momentin nuk është i mundur për shkak të besueshmërisë së hetimeve.

 

Burimi: ЕDRI-gram „Turkish demonstrations using social media despite censorship“ nr. 11.11, 5 qershor 2013.

Поврзани натписи