Мени

Dita botërore kundër censurës në internet

12 marsi është Dita botërore kundër censurës në internet. Grupi ndërkombëtar për përfaqësim të lirisë së shtypit “Raportuesit pa kufinj” e e organizoi Ditën e parë botërore kundër censurës në internet në vitin 2008, duke ftuar aktivistë, lëvizje dhe organizata nga e tërë bota të marrin pjesë, duke i rikujtuar anëtarët e tyre për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së të shprehurit në internet.

advoxAntiCencorshipInterneti dhe rrjetet sociale janë vegla të fuqishme për protesta, fushat dhe shpërndarje të informatave, por edhe si mjete për avancimin e të drejtave të njeriut dhe të vlerave demokratike. Qëllimi i kësaj dite është të mbrohen të drejtat e njeriut në internet, të promovohet qasja në internet për të gjithë dhe të zbulohen armiqët e të qenit e internetit të hapur – së bashku me qeveritë të cilat gradualisht marrin kontroll gjithnjë e më të madhe mbi atë se si qytetarët e tyre e shfrytëzojnë internetin.

Raportuesit pa kufinj do ta shënojnë këtë ditë duke e publikuar raportin e saj vjetor “Armiqtë e internetit” në orën 12:01 (sipas kohës qendrore evropiane) më 12 mars 2013. Raporti i këtij viti fokusohet në mbikëqyrjen e internetit dhe nuk i përfshin vetëm aktivitetet e qeverive me regjime represive të mbikëqyrjes së internetit, por e shqyrton edhe rolin e kompanive në këtë fushë.

Shoqata egjiptiane për liri të mendimit dhe të të shprehurit e publikoi këtë video [аrabisht], duke i ftuar aktivistët dhe bloguesit të blogojnë, të publikojnë twite dhe ta përbashkojnë informatën për këtë ditë:

Artikullin e tyre origjinal për këtë ditë mund ta shihni [аrabisht] këtu.

E dijmë se ka edhe grupe të tjera që marrin pjesë aktive në shënimin e kësaj dite. Ju lutemi leni komente këtu ose dërgoni twite në @Advox dhe informojeni komunitetin për atë se si e shënoni Ditën botërore kundër censurës në internet!

Burimi: Global Voices Advocacy: „World Day Against Cyber Censorship“ 12 mars 2013.

Поврзани натписи