Мени

Filloi Get Online Week 2012

Më 26 mars 2012 filloi fushata e madhe evropiane Get Online Week, e cila ka për qëllim t’i promovojë përfitimet nga inkluzioni digjital dhe të tërheqë shfrytëzues të rinj të kompjuterëve dhe të internetit. Fushata realizohet me ndihmën e Komisionit Evropian, në mbi 30 vende nga Evropa dhe Euroazia, në mesin e të cilave, për herë të dytë, edhe në Maqedoni.
“Hapni dritaret” është organizator i fushatës në Maqedoni. Në pesë ditët e ardhshme, kjo shoqatë, në bashkëpunim me disa organizata qytetare, institucione publike dhe mediumet, do ta përcjellë porosinë se kompjuteri dhe interneti janë vegla që mund t’i shërbjenë çdokuj, pa përjashtim.  

Që ta jepni përkrahjen tuaj personale për inkluzionin digjital, plotësoni numëruesin digjital të përkrahësve të Get Online Week. Edhe më mirë, motivoni ndonjë anëtar të familjes suaj, ndonjë shok ose dikë që e njihni, i cili deri tani nuk ka përdorur kompjuter që ta bëjë këtë dhe të bindet për mundësitë që i ofron teknologjia bashkëkohore.

Sa për përkujtim, përkrahja juaj gjatë fushatës së vitit të kaluar e rangoi Maqedoninë në vendin e 14-të në mesin e 30 vendeve që morën pjesë në Get Online Week vitin e kaluar.

Të kontribuojmë së bashku për fushatë të suksesshme në Maqedoni!

Më tepër informata mund të gjeni në: http://www.getonlineweek.eu

Burimi: Hapni dritaret “Започна Get Online Week 2012”, 26 mars 2012.

Поврзани натписи