Мени

GNU/Linux festivali instalues

Softueri i lirë Maqedoni organizoi festival instalues me ç’rast falas mund të instalohej sistemi operativ GNU/Linuz në kompjuterët e qytetarëve të interesuar.

Softueri i lirë Maqedoni, më 15.05 dhe 16.05 (prej orës 11:00 deri në ora 20:00) në Sallën e vogël të Kuvendit komunal të Shkupit, organizoi festival instalues, ku mundej, me ndihmën e shfrytëzuesve me përvojë, falas të instalohet sistemi operativ GNU/Linux në kompjuterët e qytetarëve të interesuar.

Qëllimi i këtij aksioni ishte popullarizimi i këtij sistemi operativ në mesin e përdoruesve të kompjuterëve në Maqedoni dhe promovim i Softuerit të lirë si alternativë kundrejt softuerit jo të lirë. Në Install Fest u instalua softuer legal.

Softueri i lirë nga UNESCO-ja është shpallur si “e mirë publike” dhe është përfshirë në strategjinë për zhvillim informatik të BE-së.

Më shumë informata në: http://www.ossm.org.mk/installfest/

Поврзани натписи