Мени

Java e qasjes së hapur 2012

22 tetori e shënon fillimin e Javës së qasjes së hapur 2012, përderisa mijëra shkencëtarë, fakultete dhe studentë nga pothuajse 90 vende të botës marrin pjesë në ngjarje për ngritjen e vetëdijes dhe avancimin e njohurive për përfitimet nga qasja e hapur.

Ngjarja globale që këtë vit mbahet për të gjashtën herë, Java e qasjes së hapur (22-28 tetor) është një mundësi për komunitetin akademik dhe atë hulumtues që të mësojnë më tepër për përfitimet potenciale nga qasja e hapur, t’i përbashkojnë idetë me kolegët dhe të nxisin angazhim më të madh në futjen e qasjes së hapur si një formë e re në arsim dhe në hulumtim.

Аgjencitë për financimin e hulumtimeve, institucionet akademike, organizatat shkencore dhe joprofitabile, si dhe kompanitë, e përdorin qasjen e hapur si një platformë me vlerë për krijimin e politikave për qasje të hapur në nivel të insitucioneve, për t’i rritur mjetet financiare për publikime me qasje të hapur, dhe për të përgatitur raporte të reja për përfitimet shoqërore dhe ekonomike nga qasja e hapur.

Metamorfozis do të marrë pjesë në Javën e qasjes së hapur 2012 me prezantim të vetin për arritjet e deritanishme në fushën e qasjes së hapur, si dhe përpjekjet aktuale për ngritjen e vetëdijes dhe përforcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe përbashkimin e resurseve të hapura arsimore.

Prezantimin do ta mbajnë Irina Shumadieva dhe Sead Xhigal.

Shkarkoni agjendat për ngjarjet që do të mbahen në sallën për interpretim në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” dhe në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë:

 

Поврзани натписи