Мени

Këshilli i Evropës do ta përkrahë neutralitetin e internetit

Duke u ndërlidhur me Deklaratën e Komitetit të ministrave për neutralitetin e internetit, si dhe zbatimin e Strategjisë për qeverisjen e internetit 2012-2015, më 29-30 maj 2013, Këshilli i Evropës organizoi dialog me shumë palë të interesuara rreth neutralitetit të internetit dhe të drejtave të njeriut.

Në bazë të dokumentit të konceptit, ku ishte përfshirë korniza për modlein për neutralitet të internetit, debati filloi me 2 intervenime hyrëse: njëri nga Kris Marsden, profesor në Universitetin Saseks i cili prezantoi një pasqyrë të historisë së neutralitetit të internetit evropian dhe të drejtave të njeriut dhe i dyti nga Xho Meknejmi nga EDRi, i cili potencoi se pse sot ka nevojë për qasje rregullatore për këtë temë. Ai poashtu sqaroi se pse shfrytëzuesit e internetit nuk kanë dashur që interneti të jetë si sistemi i dështuar francez Minitel, i cili punonte mirë dhe ishte shumë i sigurt, por i mungonin inovacione.

Dy panelet tjera u fokusuan në çështjet për neutralitet të internetit dhe për lirinë e të shprehurit dhe privatësinë, ndërsa dita e ardhshme iu dedikua këmbimit të përvojave nga vendet, me prezantim të modeleve në Holandë, Slloveni dhe Norvegji, si dhe për mendime nga sektori privat.

Përfaqësuesi i Supervizorit evropian për mbrojtjen e të dhënave, Akim Kllabund, i përkujtoi pjesëmarrësit se ndjekja e përmbajtjes së pakove (për shembull, nëpërmjet inspektimit të detajuar të pakove – DPI) shkilet e drejta për privatësi dhe nevojitet “pëlqim eksplicit” që të ndiqet trafiku nga ana e ofruesve të internetit.

Përfaqësuesi i Skype, Zhan-Zhak Sahel sqaroi se me qëllim që të bllokohet ky shërbim VoIP, duhet të përdoret DPI, për shkak se aplikacion mund të shfrytëzojë porte të ndryshme.

Frode Sorensen nga organi norvegjez për postë dhe telekomunikime i potencoi problemet kryesore të qasjes ko-rregullatore ndaj neutralitetit të internetit që e miratuan në vitin 2006. Ai sqaroi se nuk ka transparencë të mjaftueshme dhe se, madje edhe në rastin e tyre, “do të merren parasysh masat rregullatore nëse marrëveshja vullnetare dëshmohet si e pamjaftueshme”.

Gjatë panelit për sektorin privat u prezantuan mendime të ndryshme nga përfaqësuesi i Deutsche Telekom i cili tha se kufizimet e tyre të të dhënace janë keqkuptuar dhe se ata “nuk kanë DPI në rrjetin e tyre fiks”, ndërsa përfaqësuesi i Skype ishte shumë i drejtpërdrejtë në konstatimin e tij: “Ka dështim sistematik në tregun evropian për qasje deri te interneti mobil”.

Dokumenti me rezultatet nga temat kryesore të diskutimit do të përcillet deri te përfaqësuesit e 37 vendeve anëtare në Komitetin drejtues të Këshillit të Evropës për media dhe shoqëri informatike (CDMSI) që të shqyrtohen dhe të propozohen masa të mëtutjeshme.

Burimi: ЕDRI-gram „Council of Europe to step up for Net Neutrality“ nr. 11.11

Поврзани натписи