Мени

Konferenca LAN Fest 2011

lfclogoКëtë vit, iniciatori dhe organizatori “LDM Ideas” në ko-organizim dhe në bashkëpunim me më shumë institucione publike dhe private, e organizon manifestimin e informatikës “Konferenca LAN Fest 2011”, i cili paraqet një pasardhës të ri, modern dhe të denjë të Infokom-it të vjetër dhe të mirë. Konferenca LAN Fest është një ngjarje që përbëhet nga më shumë nëngjarje, të cilat ekspozuesve dhe vizitorëve u mundësojnë bashkëpunim efikas në fushën e teknologjive të komunikimit dhe të informatikës. LAN Fest-i do të mbahet në sallën multifunksionale sportive “Boris Trajkovski”, kurse fillon më 20 maj dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2011.

Theksi kryesor i ngjarjes është ekspozimi i panairit, që u mundëson firmave t’i prezantojnë shërbimet e tyre dhe veprimtaritë me të cilat merren, me atë që gjatë ngjarjes nuk është e lejuar shitja me pakicë. Poashtu, në këtë lloj të prezantimit të drejtpërdrejtë, firmat ekspozuese kanë termine në sallat për konferencë dhe në hapësirat për ligjërata, për të mbajtur prezantime plotësuese të llojit të hapur ose të mbyllur. Gjatë ngjarjes do të zhvillohen mbi 80 konferenca, prezantime dhe trajnime për TKI nga ana e ministrive, ekspertëve lokalë dhe të huaj për TKI, si dhe nga vetë firmat ekspozuese, kurse ato do të transmetohen për së gjalli në mënyrë elektronike në www.lanfest.mk.

Si organizatë që është aktive në fushën e zhvillimit të shoqërisë informatike, Metamorfozis do të jetë pjesë e ekspozuesve në LAN Fest. Përveç shtandit, ku të gjithë vizitorët e interesuar mund të marrin informata për programet tona, Metamorfozis do të prezantohet edhe me tri ligjërata:

Në kuadër të LAN Fest-it do të mbahet edhe festivali më i madh digjital, ku 500 pjesëmarrës do të jenë të rrjetëzuar në një vend, në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Pjesëmarrësit do të kenë agjendë voluminoze ku do të organizohen punëtori të caktuara, gara në shkathtësi të ndryshme të TKI, këmbim i informatave dhe të dhënave, dhe gara në sport elektronik. Poashtu, ky segment në vete e përmban edhe paraqitjen teknike më të madhe publike dhe të drejpërdrejtë të zgjidhjes komplekse teknike në Evropën Juglindore, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë do të prezantohen disa aspekte të internetit me kapacitet të lartë, sistemeve të sigurisë, menaxhimit të infrastrukturave komplekse dhe të vendosjes strukturore të tyre.

Shtatë vjet me radhë mbahen edhe kualifikimet WCG, ngjarje që organizohet nga Federata maqedonase për e-sport, e cila i shpall kualifikimet për kampionatin botëror në sportin elektronik, që do të mbahet në Kore në vitin 2011, ku sportistët më të mirë që do të paraqiten do të sponsorohen ta prezantojnë Maqedoninë në disiplinat e parapara në kampionatin botëror për sport elektronik Koreja 2011.

Si e tillë ngjarja është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shoqërisë së TKI në Maqedoni, si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik, dhe për këtë arsye ngjarja gëzon përkrahjen e madhe të Minsitrisë për shoqëri informatike dhe administratë, Ministrisë për transport dhe lidhje, Ministrisë për punë të brendshme, Investo në Maqedoni, Odës ekonomike, Lidhjes së odave ekonomike, Qytetit të Shkupit, Agjencisë për të rinj dhe sport.

Informata më të detajuara mund të gjenden në linkun www.lanfest.mk ku do të mund ta rezervoni pjesëmarrjen tuaj dhe të bëheni pjesë e Konferencës LAN Fest, që për kushtet tona është ngjarje revolucionare dhe ngjason me panairin e njohur botëror të TKI – CeBit. Për më tepër informata shkruani në contact@lanfest.mk.

Поврзани натписи