Мени

Maqedoni: Gjithnjë e më shumë e-shitore me politika për privatësi

Monitoringu më i ri për praninë e politikave për privatësi te e-shitoret, i realizuar gjatë muajit shkurt të vitit 2012 nga ekipi i fondacionit Metamorfozis, tregon se ka rritje të numrin të e-shitoreve, si dhe përqindje të shtuar të politikave për privatësi në këtë sektor.

Hulumtimi tregoi se ka ritje të konsiderueshme të numrit të e-shitoreve, nga 57 në korrik të vitit 2011, në 81 në shkurt të vitit 2012. Në shkurt të vitit 2012, 80% të e-shitoreve aktive kanë publikuar politika për privatësi, që paraqet rritje prej 3% në krahasim me gjendjen në korrik të vitit 2011.

grafikoni_e-shitoret

Nga maji i vitit të kaluar, deri më tani, ekipi i fondacionit Metamorfozis mbajti 5 prezantime në kuadër të trajnimeve për hapje të e-shitoreve, të organizuara nga Еkskuizitinkubatorin Yes. Prezantimet u mbajtën si aktivitet vijues i projektit Iniciativë për privatësi në internet, me qëllim të rritjes së vetëdijes publike për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit te pjesëtarët e grupeve kyçe të qëllimit.

Këto prezantime përfshinin njoftim me obligimet ligjore sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, duke i prezantuar resurset e zhvilluara në kuadër të projektit: “Zotim për mbrojtje të privatësisë” dhe udhëzuesi “Si deri te politika për privatësi”. Në prezantime morrën pjesë gjithsej 67 pjesëmarrës.

Поврзани натписи