Мени

Maqedoni: Hapet konferenca ndërkombëtare “Modernizimi i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale në Evropë”

Më 29 maj 2012, në Shkup u hap konferenca ndërkombëtare “Modernizimi i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale në Evropë”, e organizuar nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale të RM-së (DMDHP) me përkrahje të BE-së, në kuadër të projektit IPA 2008.

Në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 120 pjesëmarrës nga Maqedonia, Polonia, Çekia, Gjermania, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe përfaqësues të institucioneve evropiane dhe Brukseli dhe Strazburi.

Në hapjen e konferencës, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Robert Liddell, e potencoi rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë për përmirësimin e jetës së çdo qytetari, por edhe për zhvillimin e sektorit afarist.

Drejtori i DMDHP-së, Dimitar Gjeorgjievski, theksoi se qasja e tyre është ndërtimi i raporteve të partneritetit me kontrollorët, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për sektorin publik ose atë privat.

dbyosNë këtë ngjarje, përmes video-porosisë foli dhe Giovanni Buttarelli, ndihmës mbikëqyrës i Organit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili përkujtoi se në të ardhmen “na pret një botë krejtësisht tjetër” nga ajo me të cilën jemi mësuar dhe se ndryshimet teknologjike dhe shoqërore çojnë deri te nevoja për përshtatjen e kornizave ligjore, për të cilat tashmë punohet në nivel të OECD-së dhe Këshilli të Evropës.

Sipas tij, përvojat evropiane tregojnë se “nuk ka nevojë të krijohet korniza e re për mbrojtjen e të dhënave personale, por nevojitet zbatimi i vazhdueshëm”, me ç’rast shtetet duhet të sigurojnë mbështetje më të madhe dhe resurse për institucionet që janë përgjegjëse për mbrojtjen, të cilat  “duhet doemos të jenë të lirë nga çfarëdolloj ndikimi i drejtpërdrejt ose tërthorazi gjatë kryerjes së detyrave të tyre” tha Buttarelli.

Gjatë sesionit foli dhe Katarzyna Cuadrat-Grzybowska nga Mbikëqyrësi evropian për mbrojtjen e të dhënave personale nga Brukseli e cila theksoi se parimi i llogaridhënies ka të bëjë me çdo kontrollues të të dhënave, i cili duhet doemos të përdorë masa përkatëse për mbrojte, me ç’rast mbrojtja e të dhënave personale duhet të jetë pjesë e fazës së dizajnit (data protection by design). “Kur ndërtoni sistem të ri, duhet të mendoni për mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale që nga fillimi. Shtimi i këtij aspekti në sisteme të përfunduara është shumë i shtrenjtë” tha Cuadrat-Grzybowska.

Konferenca vazhdon gjatë ditës së sotme dhe nesër (29-30 maj) me sesione pune në këto tema, të parapara me аgjendën (pdf):

  • Roli i ri i Bordit për mbrojtjen e të dhënave personale (European Data Protection Board)
  • Modernizimi i Konventës 108 të Këshillit të Evropës
  • Legjislacioni i ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe parimet e vlerësimit të privatësisë, si dhe zbatimi i saj në praktiktë
  • Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale nëpërmjet projekteve të financuara nga BE-ja

Burimi: Portalb.mk “Maqedoni:Na pret një epokë e re, rritet nevoja për mbrojtje të privatësisë” 30.05.2012.

Në këtë ngjarje ku morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga Maqedonia dhe vendet e rajonit drejtori i (DMDHP) tha se qasja e tyre ka të bëjë kryesisht me ndërtimin e marrëdhënieve të partneritetit me kontrollorët, pa marrë parasysh a janë të sektorit publik apo privat.

Поврзани натписи