Мени

Me vendimin e përkohshëm të Gjykatës Evropiane dënohet ruajtja masovike të të dhënave për komunikimet

Avokati gjeneral i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dha një Mendim për Direktivën Evropiane që është katastrofal, dhe me të cilin kërkohet nga ofruesit evropianë të shërbimeve të telekomunikimit t’i ruajnë të dhënat e të gjitha komunikimeve elektronike në periudhë prej gjashtë muajsh deri në dy vjet.

Rastin e sollën në Gjykattë anëtarët e EDRI-t – Digital Rights Ireland dhe AKVorrat.at në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët austriakë të EDRI-t – IfNf dhe VIBE.

Në Mendimin e avokatiti gjeneral thuhet se Direktiva “si tërësi nuk përputhet me nenin 52(1) të Kartës për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian”. Masa nuk është e domodoshme dhe “nuk i plotëson qëllimet e interesit të përgjithshëm që janë të pranuara nga BE-ja. Pastaj, neni 6 i Direktivës është në kundërshtim me nenet 7 dhe 52(1) të Kartës”.

“Lëshimet e Direktivës 2006/24/BE ishin tepër të qarta që kur ajo u propozua fillimisht nga ana e Komisionit Evropian. As në atë kohë kur propozimi u dorëzua për herë të parë, e as në ndonjë kohë tjetër më vonë, Komisioni Evropian nuk kishte mundësi të gjenerojë dëshmi të besueshme se masa ishte e nevojshme”, thotë Xho Meknejmi, drejtor ekzekutiv i EDRI-t.

E ballafaquar me keqpërdorimet e të dhënave që do të ruheshin sipas Direktivës – e të cilat i theksoi në raportin e saj të evaluimit – Komisioni Evropian nuk bëri asgjë.

E ballafaquar me raste ku qeveritë demokratike vendosën të mos e zbatojnë legjislacionin e panevojshëm që ishte plot me lëshime, Komisioni ngriti procedurë gjyqësore kundër Austrisë, Greqisë, Gjermanisë, Irlandës dhe Suedisë. Si rezultat i asaj, u shqiptuan dënime financiare për disa nga këto vende.

Mendimi i dhënë sot është posaçërisht turpërues për Komesaren aktuale për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom. Madje edhe para e Komisioni ta përgatisë raportin për zbatimin e Direktivës (duke i shkelur obligimet e saja ligjore me vonesën gjashtëmujore), Malmstrom konfirmoi se “ruajtja e të dhënave është këtu për të mbetur”. Madje edhe pas zbulimit të keqpërdorimeve dhe praktikave të këqija në raportin e saj, ajo nuk ndërmori asnjë hap për zgjidhjen e problemeve – por mbeti kokëfortë dhe e vendosur të sigurojë se Direktiva do të zbatohet anembanë BE-së.

“Mendojmë se Komisioni Evropian tani ka obligim moral t’i kthejë të gjitha dënimet në para që u shqiptuan pa të drejtë i rezultat i mossuksesit në zbatimin e Direktivës. I ftojmë të gjitha vendet anëtare t’i shfrytëzojnë mjetet e kthyera për projekte përkatëse për mbrojtjen e të drejtave fundamentale”, shtoi Xho Meknejmi.

Burimi: ЕDRI-gram-i „Interim ruling by European Court condemns massive storage of communications data“ 12 dhjetor 2013.

Поврзани натписи